Deklarata ë APKE, PD: PS të hyjë në Kuvend. Opozita: Hapni kutitë
TIRANE- Përfaqësuesit e dy partive kryesore në Shqipëri, të cilët ndodhen në Strazburg si anëtarë të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë komentuar deklaratën e përbashkët të Byrosë së këtij institucioni duke mos hequr dorë nga qëndrimet e tyre.
Arben Ahmetaj, deputet i PS-së tha se hapja e kutive është thelbi i krizës, dhe rifillimin e dialogut e ka në dorë vetëm maxhoranca.
“Shpresoj të realizohet me inisiativën e pozitës e cila bllokoi kërkesën tonë për transparencë të plotë .Pozita të rifillojë dialogun mbi një komision investigimi të plotë me hapjen e kutive. Ky hap do të jepte një zgjidhje të përheshme krizës”.- tha Ahmetaj në një prononcim telefonok për NEWS24, nga Strazburg.
Deputetja demokratike Lalja Përnaska tha se deklarata e APKiE-së është thirrje ndaj opozitës që ti kthehet “seriozisht punës institucionale në radhë të parë Kuverndit”
"Nëpërmjet kësaj deklarate byroja përsërit thirrjen që palët ti kthehen punës së institucioneve. Kjo është thirrje për PS që ti kthehet seriozisht punës institucionale në radhë të parë Kuvendit”- tha zonja Përnaska nga Strazburgu, në një prononcim për NEWS24.
Ajo shtoi se ftesa e maxhorarancës për dialog “bie ndesh me murin që vë Edi Rama i cili nuk pranon bashkëpunimi”.
Byroja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi sot një deklaratë të përbashkët mbi situatën politike në Shqipëri ku nënvizon shqetësimin e saj për vazhdimin e krizës dhe kerkon rikthimin e dialogut ne parlament.
(s.g/BalkanWeb)