E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përzgjedhja e anëtarëve të gjykatave, PS: Presidenti të konsultohet

TIRANE- PS ka reaguar sot lidhur me procesin e nisur për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese. Në fjalën e tij deputeti Xhafa në emër të Partisë Socialiste ka vlerësuar të dobishme iniciativën e Presidentit të Republikës, për konsultime për standartet e përzgjedhjes dhe kriteret e nevojshme që duhet të përmbushen nga kandidatët

“Rrallë ka ndodhur, që në një moment të vetëm, të ndërpritet mandati i një numri kaq të konsiderueshëm gjyqtarësh. Ky fakt i jep Presidentit të Republikës një përgjegjësi të lartë dhe mundësi historike për të ndikuar pozitivisht në mirëfunksionimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Partia Socialiste shpreson se Presidenti i Republikës do të kryejë në mënyrën e duhur misionin e tij kushtetues, se do të realizojë përgjegjësitë e Tij institucionale dhe kushtetuese si pjesë të një projekti afatgjatë e vullnetmirë për zgjedhjet e duhura në këto dy institucione, në këtë moment thelbësor për të sotmen dhe të nesërmen jo afatshkurtër të drejtësisë në Shqipëri.” – thekson Xhafaj.

Në një deklaratë për shtyp deputeti i Partisë Socialiste ka shprehur interesin e posaçëm të Partisë Socialiste lidhur me procesin për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Xhafaj ka thënë se Partia Socialiste e konsideron shumë të rëndësishme që ky proces konsultimi të jetë real, transparent dhe efektiv, ndërsa ka shtuar se Presidentit të Republikës i mbetet detyra për konsultime me ekspertë vendas e ndërkombëtarë.
“Partia Socialiste vlerëson të dobishme iniciativën e Presidentit të Republikës, për konsultime me personalitete dhe ekspertë të pavarur të jurisprudencës dhe të misioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri për standartet e përzgjedhjes dhe kriteret e nevojshme që duhet të përmbushen nga kandidatët. Partia Socialiste e konsideron shumë të rëndësishme që ky proces konsultimi të jetë real, transparent dhe efektiv.

Sipas Xhafaj, PS përkrah propozimin e ndërkombëtarëve për votimin e dekreteve presidenciale në kuvend me shumicë të cilësuar. Cdo shamngie nga standartet deklaron PS komplikon te ardhmen e ketyre dy institucioneve te drejtesise
“Partia Socialiste angazhohet solemnisht se do të mbështesë fort politikisht çdo hap pozitiv që i shërben ndërtimit të një procesi konstruktiv për përzgjedhjen e kandidaturave, duke konsideruar pozitivisht edhe propozimin e partnerëve ndërkombëtarë për mundësinë e votimit të dekreteve presidencialë nga Kuvendi me një shumicë të cilësuar” – shprehet Xhafaj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›