E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, NATO dhe BE

Viza bujare per t'u anetaresuar ne NATO me 2008 nuk eshte pasuar me heqjen e kufizimeve te vizave per qytetaret nga Shqiperia, qe te kene mundesi per te udhetuar lirshem ne zonen Shengen sikurse ndodhi me malazezet, maqedonasit dhe serbet.
Te shtunen ne mengjes, qytetaret shqiptare dhe udheheqesit e tyre si te maxhorances ashtu edhe te opozites nuk munden te festojne, si fqinjet e tyre, aplikimin e regjimit te lire te vizave, qe u garanton udhetim te lire ne 25 vende te BE-se dhe tre shtete jo anetare te saj- Islande, Norvegji dhe Zvicer.
As kryeministri Sali Berisha dhe as kreu i Partise Socialiste ne opozite Edi Rama nuk munden qe ne menyre simbolike te hynin ne ndonje vend te zones Shengen sic bene udheheqesit e Beogradit, Shkupit dhe Podgorices. Ata te dy kane gjera te tjera per te bere ne kacafytjen e brendshme ne Shqiperi e perqendruar per momentin mbi kutite e votimeve te 28 qershorit: te hapen a te mos hapen!
Sipas paralajmerimeve te perseritura te BE-se, Shqiperia se bashku me Bosnje-Hercegovinen dhe Kosoven duhet te presin edhe ca, qe te hyjne ne Klubin Shengen pasi te vene rregull ne shtepite e tyre dhe te permbushin standardet e kerkuara per regjim te lire vizash.
Pa dyshim, askush nuk mund te vere ne dyshim vertetesine dhe sinqeritetin e vendimit te BE-se, ashtu sikurse edhe nuk mund te fshihet dhimbja qe iu shkaktua shqiptareve qe e pane perseri veten te perjashtuar si qytetare te dores se dyte apo madje te trete te Europes plake.
Per gati pese dekada ata kane provuar izolimin me te rrepte te imponuar nga regjimi komunist i Tiranes, te cilin e permbysen me 1992, duke shpresuar, sic e thoshte edhe parulla ne ate kohe: "E duam Shqiperine si gjithe Europa!"
Tani, shqiptaret nuk jane pranuar si ngjau me serbet, malazezet dhe maqedonasit sepse Brukseli thote se ata duhet te kene pasaporta biometrike, kufijte e vendit te tyre nuk duhet te jene te pasigurta dhe standarde te larta duhet te zbatohen ne pikat kufitare.
Gjithsesi, jo si fqinjet e tyre, te cilet iu bashkuan Klubit Shengen, ushtaret shqiptare mund te marrin viza qe te shkojne ne Afganistan, Irak, Cad ose ndonje zone tjeter lufte ne operacione paqeruajtese.
Kjo eshte dicka per te cilen shqiptaret mund te jene krenare - kontributi i tyre, ne krah te aleateve te medhenj si Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe dhe te tjere, per te vendosur dhe ruajtur paqen eshte nje veper bujare, eshte dicka qe nuk prêt, si le te themi puna e vizave, dhe shume e mirepritur nga popujt paqedashes dhe bota ne pergjithesi.
Shqiptaret nuk ngurruan qe flake per flake t'i pergjigjen thirrjes se Presidentit amerikan Barak Obama per te rritur kontributin e tyre me trupa ne Afganistan pavaresisht sa modest eshte.
Ashtu sikurse nuk nguruan per kontributin e tyre paqeruajtes, shqiptaret jane gjithashtu te matur shume per te kuptuar pamundesine e shefave te Shengenit qe te mos i ftojne dhe tu bejne vend ne hapesiren pa viza te Europes kete radhe, si shume here te tjera me pare ne raste te ndryshme.
Ata nuk po bien pre e spekulimeve te disa mediave te vendeve fqinje sipas te cilave shqiptaret, boshnjaket, kosovaret dhe turqit jane perjashtuar nga Shengeni kristiano-evropian sepse jane muslimane. Dhe eshte inkurajuese se politikane te BE-se ne Bruksel dhe diplomate me influence te saj ne Tirane e mohojne kategorikisht nje mundesi te tille, duke premtuar se dite me te mire do te vijne per ta ne te ardhmen.
Vec kesaj, ata marrin zemer edhe nga deklarata e europarlamentares, Tania Fajon, raportuese per punen e liberalizimit te vizave, e cila i tha radios gjermane Dojce Vele te shtunen se veprimi i fundit I Brukselit ishte nje gabim sepse "ne (BE) i izolojme ata dhe krijojme ndarje te reja ne Ballkanin Perendimor". Dhe ne fakt ajo di dicka me shume se ne kur thote keshtu.
Por nejse, meqenese shqiptaret ia kane zene doren kufizimeve dhe privacioneve te llojeve te ndryshme brenda dhe jashte vendit te tyre, ata nuk do te humbasin shpresen tek 'Baballaret Europiane te Demokracise' sepse keta te fundit nuk jane lodhur kurre duke i mesuar dhe bere atyre leksione mbi "te drejta e njeriut, te drejten e levizjes dhe fjales se lire dhe se demokracia qendron mbi gjitha!"
*Kryeredaktor i Albania Daily News, ish-diplomat ne OKB

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›