E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylisi e mund Elbasanin dhe arratiset ne krye, +5

Bylis, Lushnja dhe Partizani siguruan secila nga nje fitore te cmuar ne javen e fundit te Kategorise se Pare, dy jave para mbylljes se fazes se pare. Ekipet kryesuese dhe pretendentet kryese per t'u ngjitur ne nje kategori me lart u perballen mes tyre ne Ballsh, ne nje prej ndeshjeve me te forta te javes. Bylis fitoi me shume veshtiresi, 1-0, por mori tre pike te cmuara, duke blinduar vendin e pare. Ballshiotet, nen drejtimin e trajnerit Ilir Spahiu, me fitoren qe siguruan dje, ne ndeshjen direkte me Elbasanin ne Kategorine e Pare, kane hedhur nje hap te sigurte drejt permbushjes se objektivit. Duhet theksuar se nuk ndeshja ka pasur edhe probleme gjate pjese se dyte, pasi ne fushe u perjetua tension, ku pati edhe kontestime te forta nga miqte elbasanas. Sulmuesi ballshiot Polzioi Arbri shenoi golin e vetem te ndeshjes, duke i dhene fitoren me te cmuar dhe nder me te rendesishmet Bylisit te Ballshit. Ballshiotet kryesojne pas ketij triumfi, duke lene pese pike pas ekipin e vendit te dyte, Elbasanin, me nje diference prej pese pikeve. Lushnja fitoi me rezultatin 3-1 ne Lezhe, perballe Beselidhjes, duke marre gjithashtu tre pike. "Lagunaret" kane barazuar me pike ekipin e vendit te dyte, elbasanasit, pas ketij triumfi. Fitoi edhe Kamza ne Cerrik, me nje dopiete te Klevis Dalipit, si dhe bie ne sy humbja e dyte radhazi e Sopotit, ne Librazhd.

Partizani
Partizani fitoi bindshem jashte fushes se tij, ndaj Skraparit, me rezultatin e thelle, 4-1. Te kuqte gjate javes se fundit prezantuan edhe disa sponsore te tjere dhe me krijimin e shoqerise aksionare ata kane bindur plotesisht ne ndeshjen e fundit. Pashaj shenoi nje dopiete dhe Sheta e Karapici vulosen rezultatin e ndeshjes, ne favor te Partizanit. Me kete fitore, ekipi legjende ka dhene nje paralajmerim, per rikthimin e shpejte ne Superiore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›