E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti slloven të hënën viziton Kosovën

jatë qëndrimit në Prishtinë, Turk do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi. Presidenti slloven do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it, Pejën – ku është baza e kontingjentit slloven në kuadër të KFOR-it, dhe do të marrë pjesë në forumin ekonomik slloveno- kosovar. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Turk do të jetë i shoqëruar me një delegacion të lartë slloven. Në delegacionin slloven do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë Ljubica Jelusic. Krahas takimeve me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota dhe me drejtuesit e FSK-së, delegacioni slloven do të vizitojë edhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj. (rel/start)                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›