E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venecia 2010 bota ne qytetin gjysme-perralle e gjysme-kurth

Kinema/ Venecia 2010 - Festivali Nderkombetar i Filmit i hapi dyert edicionit te tij te 67-te

Venecia 2010 - Festivali Nderkombetar i Filmit i hapi dyert edicionit te tij te 67-te.Mes filmave ne projektim kritikave polemikave mediatike artisteve fitues o jo nuk duhet te harrojme se cmimi Luani i Arte eshte vleresimi me antik i artit te kinematografise dhe Festivali i Venecias eshte i pari Festival i filmit i organizuar ne nivel nderkombetar.

Per te 67-in vit radhazi ky qytet vazhdon suksesshem traditen e tij kinematografike e per te 67-n here kontribuon ne pasionin e te dashuruarve te filmit e mbi te gjitha ne vleresimin e nje arti qe sic shkruante Ingmar Bergman kalon neper koshiencen tone shkon drejtperdrejte e deri thelle ne ndjenjat secilit e hyn ne dhomat me te erreta te shpirtithellip pasi filmi eshte si endrra si muzika.

Ne Pallatin e Kinemase red carpet ka pak dite qe eshte shtruar e statujat Luani i Arte jane ne pritje te emrave fitues. Artiste si Natalie Portman Mila Kunis Vincent Cassel Winona Ryder Vincent Gallo Delfine Bafort Sage Stallone Igor Sergeyev Yuriy Tsurilo Alba Rohrwacher Stephen Dorff Elle Fanning regjisoret Darren Aronofsky Sofia Coppola Aleksei Fedorschenko Vincent Gallo Monte Hellman e filmat Black Swan Somewhere Happy Few Venus Noir Promise written in water Ovsyanki Silent Souls Road to nowhere etj. jane disa nga protagonistet konkurrues te ketij festivali qe priten te gjykohen nga nje juri emrash te rendesishem te kryesuar nga regjisori Quentin Tarantino.

Qyteti i Venecias qe dikur me bukurine e saj kish mahnitur Thomas Mann si joshesja e mrekullueshme dhe e dyshimte qyteti gjysme-perralle e gjysme-kurth mirepret me datat 1 deri me 11 shtator nje nga takimet vjetore me te pritshme ne kinematografine boterore.

Qyteti i te dashuruarve i artisteve i rrugeve te fshehura nen uje keto dite me shume se kurre te kujton fjalet e shkrimtarit te madh eshte qyteti gjysme-perralle e gjysme-kurth ku si perralla e kurthi ringjallen me pranine e producenteve regjisoreve artisteve filmave fotografeve gazetareve fansave e kuriozeve. Qyteti me nje atmosfere qe korrupton artin e ky i fundit sugjeron muzikantet ne melodi endrrash argetuese eshte i pari ne bote qe ne te largetin vit 1932 organizon nje festival nderkombetar filmi tradite te cilen e ka respektuar pothuajse cdo vit me perjashtim te disa viteve te Luftes. Shume artiste e diva te Hollywoodit regjisore e producente te paarritshem ne magjine e artit te tyre moren duartrokitjet e para ne sallat e projektimit te ketij festivali e mjaft filma mes polemikave duartrokitjeve fishkellimave e vleresimeve njohen suksesin o deshtimin e pervitshem kinematografik.

Venecia 1932 - Venecia 2010

Me 6 gusht 1932 ne tarracen e hotel Exclesior te Venecias ze fill Festivali Nderkombetar i Filmit i quajtur fillimisht Ekspozita Nderkombetare e Artit Kinematografik.25 filma ne konkurrim nga shtate shtete te ndryshme e i pari film i projektuar ne historine e ketij festivali me 6 gusht te vitit 1932 ne oren 2115 qe Dr. Jekyll and Mr. Hyde i Rouben Mamoulian. Filma te tjere te rendesishem te prezantuar ne kete edicion te pare qene It happened one night i Frank Capra Grand Hotel i Edmund Goulding The Champ i King Vidor Frankenstein i James Whale Zemlja i Aleksandr Dovzenko A nous la liberteacute i Reneacute Clair qe behen me pas klasiket e historise se kinemase. Midis regjisoreve mund te permendim emrat e Raoul Walsh Ernst Lubitsch Nikolaj Ekk Howard Hawks George Fitzmaurice Maurice Tourner Anatol Litvak. Ndersa artiste qene yjet e epokes Greta Garbo Clark Gable Fredric March Wallace Beery Norma Shearer James Cagney Ronald Colman Loretta Young John Barrymore Joan Crawford e deri tek divi italian aktori Vittorio De Sica. Ne Komitetin e Nderit eshte pjesemarres Louis Lumiere e ne mungese te cmimit zyrtar vendoset nje referendum midis publikut qe shpall si regjisor me te mire rusin Nikolaj Ekk me Putjovka v zizn Rruga e jetes e si filmi me argetues A nous la liberteacute i Reneacute Clair. Shtypi nderkombetar i kohes e pret me shume interes kete event kulturor gje qe e afirmon entuziazmi i medias franceze si Comoedia Le Film Sonore Cinaedia Il Courier Cinematographique Le Monde Sesame Cinematographie francaiise Le Temps Le Cris de Paris qe pothuajse ne kor komentojne Kinemaja shenjterohet arti zyrtar i kohes. Por lajmi i festivalit te Venecias kishte kapercyer dhe Atlantikun duke u pranuar nga disa gazeta te Nju Jorkut San Franciskos e Cikagos si nje iniciative e jashtezakonshme si nje fakt ku filmat prezantohen pa censure pa limit metrazhi pa detyrim perkthimi e ku ekspozuesit prezantojne thjesht filmin e tyre me te mire ne version origjinal. Nje ngjarje e jashtezakonshme e Venecias Film 1932 qe pjesemarrja e artit kinematografik rus i cili per me shume se dhjete vjet rresht qe i veshur nga nje mur heshtjeje. Ne nje publik te dominuar nga nje propagande fashiste antikomuniste filmat ruse paten nje kuriozitet te madh e regjisorja Olga Preobrascenskaia u duartrokit ne menyre te vecante. Me vitin 1935 Festivali i Filmit ne Venecia zyrtarizohet i pervitshem e me vitin 1936 nominohet per te here te pare nje juri internacionale. Me vitin 1937 inaugurohet Pallati i Kinemase vendi ku dhe sot ky event mirepritet ne pritje prej disa vitesh te nje ndertese moderne e me komode e te vonuar mes problemesh korruptive burokratike e ekologjike.

Gjate viteve rsquo50 ndihet influenca nderkombetare e Festivalit te Venecias e roli pozitiv ne historine boterore te filmit. Fale tij u be e njohur ne Perendim kinematografia japoneze e mbi te gjitha fale Luanit te Arte te fituar me 1951 nga regjisori Akira Kurosava e me pas te filmit Muhomatsu No Isshocirc 1958 realizuar nga Iroshi Inagaki. E njejta gje ndodhi me kinemane indiane e me Luanin e Arte te fituar me 1957 nga Aparajito Ftesa e Satyajit Ray ndersa kinemaja e Evropes Lindore fiton nje interes te vecante me regjisoret e rinj si Andrzej Wajda e Andrzej Munk. Po ne keto vite lind suksesi i divave te kinematografise boterore si Marlon Brando Brigitte Bardot Gina Lollobrigida e Sophia Loren.

Gjate viteve rsquo60 Festivali i Filmit ne Venecia vazhdon e zgjeron projektin e tij internacional e edicioni i vitit 1960 eshte nje nga me te polemizuarit kryevepra e mrekullueshme e Viskontit Roko e vellezerit e tij mundet nga nje film anonim i francezit Andreacute Cayatte nen fishkellimat e kundershtimet e gjata te publikut. Kalojne gjate ketyre viteve ne seksione te ndryshme vleresimi filmat free te kinemase angleze Saturday Night Sunday Morning i Karel Reisz 1961 A Taste of Honey i Tony Richardson 1962 Billy Liar i John Schlesinger 1963 e nis te njihet nouvelle vague franceze me filmat e Resnais e Godard. Viti 1968 krijon nje shembje dramatike me te kaluaren e me konsekuenca per kete festival filmi. Prej vitit 1969 e deri me 1979 filmat pjesemarres qene te pakonkurrueshem e cmimi Luani i Arte rikthehet ne poziten e tij vetem me 1980. Ky eshte momenti i arte per Venecia International Film me regjisore te rinj si Emir Kosturica fitues i Luanit te Arte me 1981 me filmin Te kujtohet Dolly Bell e Peter Greenaway i prezantuar me 1982 me filmin 1982 The Draughtsmans Contract. Me 1983 fiton Godard me Preacutenom Carmen ne 84 Zanussi me Rok spokojnego slonca ne lsquo85 Agnes Varda me Sans toit ni loi ne 86 Rohmer me Le rayon vert. Pervec filmave te vleresuar ne Venecia u shfaqen gjate ketyre viteve filma si Zelig i Woody Allen 1983 E la nave va i Federico Fellinit 1983 Blade Runner i Ridley Scott 1983 Cera una volta in America i Sergio Leones 1984 Heimat i Edgar Reitz 1985.

Gjate viteve rsquo90 Venecia kthehet ne kryeqytetin e autoreve kinematografike me prezencen fizike te regjisoreve e artisteve te medhenj e me gjallerine e emrave te rinj te filmografise boterore. Nderohen me Luanin e Arte te karrieres artistet Dustin Hoffman Al Pacino Robert De Niro Francis Ford Coppola e nis iniciativa CinemAvvenire e fokusuar ne zbulimin te talenteve te reja. Nuk mund te le pa permendur projektimin ne keto vite veprat e autoret Altman Short Cuts Luani i Arte e Abel Ferrara The Funeral De Heer Bad boy Bubby e Radford Il postino Milcho Manchevski Before the Rain Luani i Arte e Lee Tamahori Once were warriors Kathryn Bigelow Strange Days Gregg Araki e Jane Campion Portrait of a Lady.

Vitet 2000 nisin me ndertimin e salles Perla prane Pallatit historik te Kinematografise e me dispozicionin e nje sip. prej 11 000 m2 ne sherbim te gazetareve fotografeve e profesionisteve te kinemase. Pjesemarrja e filmave dallohet per nje perzierje stabilizuese te kinematografise orientale mesdhetare evropiane e amerikane e cila ve perballe piketakimet o jo te kulturave e te nje arti ndryshe. Edicioni i 66 i Venecia International Film 2009 drejtuar nga Marco Muller pati te ftuar emrat si Colin Firth Tom Ford Julianne Moore George Clooney Tilda Swinton Giuseppe Tornatore Sergio Castellitto Eva Mendes Nicolas Cage Werner Herzog Michael Moore Riccardo Scamarcio Diane Kruger Isabelle Huppert Viggo Mortensen Jacques Rivette Jane Birkin. U vleresua me Luanin e Arte te Karrieres John Lasseter e regjisoret e Disney Pixar ndersa si filmi me i mire The Wrestler i Darren Aronofsky.

Sivjet dita e pare e Festivalit te 67 Nderkombetar te Filmit ne Venecia nisi me pranine e Natalie Portman mbreteresha e filmit Swan Black te Darren Aronofsky i frymezuar nga skenari i Liqenit te mjellmave e nen kritikat mediatike ndaj skenave hard e lesbike te mjellmes-balerine Nina. Eumlshte nje privilegj te hap Mostren e Venecias - u shpreh Aronofsky per gazetaret - festivali kinematografik me antik e i vleresueshem ne bote. Falenderoj Marcv Muller per nderin qe me ofroi e per gatishmerine e nje inaugurimi qe na detyroi ore e ore pune te jashtezakonshme. Ne diten e dyte filmi Miral i Julian Schnabel sjell atmosferen dramatiko-historike te realitetit palestino-izraelit nen vleresimin e kritikes e te publikut. Cmimi Luani i Arte i Karrieres 2010 i jepet regjisorit John Woo autori i filmit The Killer 1989. Para filmave te tij - shprehet drejtuesi i ketij festivali Muller - harrohen faqet e shkruarahellip venia ne skene kthehet ne verifikim te permbajtjes se vertetesise se projektit.

Venecia 67 me nje juri te drejtuar nga regjisori Quentin Tarantino e te perbere nga emrat si Guillermo Arriaga Meksike Ingeborga Dapkunaite Lituani Arnaud Desplechin France Luca Guadagnino Itali e Gabriele Salvatores Itali eshte ne pune e siper. Cmimi Luani i Arte eshte ne pritje te fituesve.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›