E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Rama pushon se akuzuari Dite e shenuar per shqiptaret

Kryetari i Partise Socialiste pershendeti diten e djeshme ngjarjen e madhe te liberalizmit te vizave por kete radhe ai nuk ndermori asnje seri akuzash ndaj qeverise apo Kryeministrit Berisha. Keshtu ai e cilesoi liberalizimin e vizave si nje dite te shenuar historike per Shqiperine dhe gjithashtu si nje plotesim te endrres se vjeter shqiptare. Kjo eshte nje dite e shenuar ne historine e te gjitha perpjekjeve te ketij vendi dhe te shqiptareve dhe shqiptareve per tu bere pjese e Evropes dhe per ta pasur Evropen pjese te jetes se tyre pa asnje pengese dhe me ne fund pa viza. Evropa eshte nje enderr e vjeter shqiptare eshte nje enderr per te cilen ky vend ka pershkuar rrugetime me plot veshtiresi me plot sakrifica e madje edhe me plot viktima. Sot me shembjen edhe de jure te murit te vizave per te gjithe qytetaret dhe qytetaret e ketij vendi qe deri dje e kishin te pamundur ta kapercenin pragun e Evropes pa vize eshte pa asnje dyshim ora per tu gezuar dhe ora per tu lene mundesine te gjitheve qe ta shijojne kete moment te patrazuar nga asnje polemike dhe nga asnje replike - tha Rama. Keshtu kryesocialisti Rama ndoshta per here te pare nuk akuzoi apo replikoi me qeverine dhe kreun e saj dhe ne fjalimin e tij u perqendrua vetem tek ngjarja historike e liberalizimit te vizave. Gjithashtu ne fjalen e tij kreu i selise roze rikujtoi edhe veshtiresite e kaluara nga shqiptaret ne te shkuaren te cilat ai i cilesoi si sakrifica te pashembullta qe e bejne gezimin e shqiptareve te vecante per kete dite. Besoj qe nuk eshte e tepert qe sot kujtohen te gjithe ata qe pikerisht per endrren e kapercimit te kufirit lane jeten e tyre ne telat me gjemba te ketij vendi gjate periudhes gjysmeshekullore te territ te diktatures. Eumlshte koha per te kujtuar te gjitha zhgenjimet e panumerta te atyre qe pas radhesh te gjata pas dyerve te ambasadave merrnin refuzimin per te kaluar kufirin dhe per tu takuar me te afermit. Jane te gjitha keto sakrifica te pashembullta keto kujtime te renda dhe keto perpjekje te patregueshme qe e bejne Shqiperine nje rast te vecante dhe gezimin e sotem te djeshem te shqiptareve nje gezim te vecante - u shpreh Rama. Ne fund te fjales se tij kryesocialisti Rama dha edhe urimin e tij per te gjithe shqiptaret ne kete dite historike per ta duke u shprehur se shpreson se kjo dite do te sjelle mbaresi ne familjet e shqiptareve. Ju uroj nje dite te mire sot ashtu sikunder shpresoj shume qe kjo dite te sjelle mbaresi ne te gjitha ato familje qe deri me sot te ndara nga muri i vizave sot e shohin prane pjesen e tyre te ndare per shkak te kesaj mundesie te re per te levizur drejt njeri-tjetrit pa pasur me nevoje te kalojne as neper radha e as te presin me zemren dridhur nese u aprovohet apo u refuzohet kerkesa per nje vize - perfundoi Rama.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›