E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Idrizi Arritje e rendesishme per shqiptaret

Partia Drejtesi dhe Unitet e cilesoi dje vendimin per liberalizimin e vizave si nje arritje te rendesishme per rritjen e standardeve te jeteses se qytetareve shqiptare. Kryetari i PDU-se z. Shpetim Idrizi deklaroi se levizja e lire eshte nje moment qe duhet vleresuar me kujdes nderkohe qe beri thirrje qe edhe muri qe ndan vellezerit shqiptare nga Kosova te bjere. Per Partine Drejtesi dhe Unitet vendimi i Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian eshte nje arritje e rendesishme per kombin shqiptar. Idrizi tha se ne menyre te vecante ndihen te gezuar pikerisht ata persona qe kane familjaret te afermit miqte dhe paraardhesit jashte Atdheut. Ai vuri ne dukje se PDU ka tentuar dhe do te vijoje te tentoje rritjen e cilesise se sherbimeve per keta persona me ane te krijimit te Komitetit Kombetar te Diaspores qe tashme merr nje dimension te ri duke u kthyer ne domosdoshmeri. Sot nuk eshte casti qe vetem te ndihemi te gezuar por eshte momenti qe te bashkojme fuqite tona ne menyre qe edhe vellezerit shqiptare nga Kosova ti bashkohen kesaj nisme te Bashkimit Evropian. Diplomacia shqiptare duhet te jape kontributin e vet ne kete drejtim dhe strukturat shteterore duhet te ndihmojne me pervoje dhe logjistike institucionet e Kosoves per te arritur standardet e kerkuara qofte edhe perpara nisjes se udherrefyesit nga KE-ja. Nga ana tjeter politika shqiptare duhet te tregoje maturine qe kane treguar qytetaret shqiptare te cilet duke nisur nga dhjetori do te levizin lirshem me qellim perafrimin edhe te metutjeshem e cilesor te vendit tone drejt Bashkimit Evropian - tha z. Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›