E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Levizja e lire hap i jashtezakonshem

Presidenti i Republikes Bamir Topi pershendeti dje vendimin per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare duke theksuar se dje u shenua ngjarja e trete historike me e madhe per Shqiperine pas pavaresise dhe rrezimit te komunizmit. Sipas njoftimit ne faqen zyrtare te Presidences kreu i shtetit nenvizon rendesine e jashtezakonshme te ketij vendimi ndersa thekson se tashme eshte koha per tu perballur me sfidat dhe pergjegjesite e ketij procesi. Levizja e lire eshte nje hap jashtezakonisht i rendesishem per vendin tone te cilin e meritojme ta shijojme e gezojme plotesisht e bashkerisht por pa harruar se te tjera sfida na presin. Ato kerkojne impenjimin maksimal te gjithsecilit te institucioneve ne radhe te pare e te politikes ne vecanti si projektuese e vullneteve vendimmarrese per procesin ne vazhdim te integrimit te plote te vendit ne Bashkimin Evropian - theksoi Presidenti. Nderkohe kreu i shtetit nenvizoi se tani me shume se kurre vendi ka nevoje per harmonine e komunikimit per dialogun konstruktiv e pergjegjshmerine qytetare ne interes te se ardhmes evropiane te vendit. Edhe nje here gezuar kete dite te shenuar e cila vjen si rreze shprese per nje te ardhme me te mire per cdo qytetar shqiptar - perfundon mesazhi i Presidentit Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›