E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Fund barrierave per te levizur te lire

Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta e cilesoi vendimin e BE-se per liberalizmin e vizave per qytetaret shqiptare fundin e te gjitha barrierave dhe pengesave per te levizur te lire ne hapesiren Shengen. Ne nje prononcim per mediat pas perfundimit te Konferences se 6-te Nderkombetare per Kerkime Shkencore te mbajtur ne mjediset e Universitetit Politeknik te Tiranes numri dy i qeverise uroi te gjithe qytetaret shqiptare per kete dite te jashtezakonshme ne historine e tyre. Zv.kryeministri nenvizoi se vendimi i BE-se eshte rezultat i arritjeve te medha i standardeve te plotesuara duke realizuar nje aspirate te jashtezakonshme per te gjithe shqiptaret nenat dhe te rinjte shqiptare. Sipas Metes nuk eshte thjesht ceshtja e heqjes se vizave por mbi te gjitha eshte heqja e nje muri ende konkret e nje barriere teper stresuese per qytetaret shqiptare. Mbi te gjitha eshte nje ceshtje dinjiteti dhe lirie. Pra me kete vendim liria e shqiptareve merr nje dimension tjeter merr nje dimension akoma me evropian dhe jam i bindur qe cdo shqiptar ndihet shume me i lire sot shume me krenar dhe shume me i sigurt ne perkatesine evropiane - deklaroi z. Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›