Vizat, Shqipëria dhe Bosnja gjykim individual
12/04/2010 Zëdhënësi i KE-së, Cerkone, sqaron procedurat e mëtejshme. Nuk ka ende afate
Vlerësimi për Shqipërinë dhe Bosnjën për sa i takon progresit të shënuar prej tyre në plotësimin e udhërrëfyesit, sipas Brukselit zyrtar do të jetë mbi bazën e meritave individuale. Do të jetë Komisioni Evropian institucioni që do të bëjë më pas propozimin për secilin nga vendet, ose të dyja së bashku, për heqjen e vizave për qytetarët e tyre. Zëdhënësi i komisioneres për çështjet e brendshme, Mikele Cerkone, gjatë një prononcimi për “Vizion Plus” ka sqaruar ecurinë e procesit në lidhje me progresin e shënuar nga Shqipëria në plotësimin e udhërrëfyesit dhe nëse ekziston apo jo një axhendë nga ana e Komisionit Evropian për propozimin e heqjes së regjimit të vizave. “Komisioni Evropian vazhdon të monitorojë zbatimin e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave nga Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria. Në veçanti, janë kryer vlerësime në terren gjatë periudhës dhjetor 2009-shkurt 2010 nga ekspertet e vendeve anëtare të BE-së, me porosi të Komisionit. Ekspertët e KE-së tani janë duke formuluar vlerësimet e tyre për progresin e Bosnjës dhe Shqipërisë. Ky vlerësim do ti paraqitet Këshillit të Ministrave, Parlamentit Evropian dhe autoriteteve boshnjake e shqiptare”, theksoi Cerkone. Vetëm nëse Komisioni Evropian, vijoi ai, do të gjykojë se Bosnja ose Shqipëria, ose të dyja vendet, i kanë përmbushur kriteret e udhërrëfyesit, do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës ose Shqipërisë, ose për të dy vendet. Zëdhënësi i Komisionit Evropian e vlerësoi të hershme dhënien e një komenti mbi afatin kohor të bërjes së këtij propozimi. Qëndrimi i zëdhënësit në fjalë vjen në një kohë kur disa media kishin paralajmëruar për shanset e vogla që kishte Shqipëria për arritjen e lëvizjes së lirë brenda verës së këtij viti, duke nxjerrë madje Bosnjën si më të favorizuar, referuar plotësimit të kritereve. Vetë Kryeministri Berisha, duke qenë optimist për plotësimin e kushteve nga vendi ynë, ka kërkuar diferencim nga Bosnja, ndërkohë që drejtues të lartë të shteti shqiptar, veçanërisht ministri i Jashtëm Ilir Meta, janë shprehur të bindur se lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në Evropë do të realizohet në mesin e këtij viti. Pas dy ditësh, ministri i Brendshëm Lulzim Basha do të takohet në Bruksel me komisioneren për çështjet e brendshme Sesilia Malmstrom, për të diskutuar pikërisht mbi progresin e bërë nga Shqipëria në udhërrëfyesin e vizave.
Sinjalet e para
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dhënë sinjale se Shqipëria mund të mos përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave në verën e këtij viti, për shkak të krizës politike në vend, ndërsa do të jetë Bosnjë-Hercegovina ajo që do ta prekë këtë proces. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit kryeson Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, deklaroi dy ditë më parë se në qershor shpreson të shpallë lëvizjen e lirë për Bosnjën.
Apelet zyrtare
Në mënyrë të vazhdueshme, zyrtarët e Bashkimit Evropian, por edhe ata shqiptarë, veçanërisht Presidenti i Republikës, kanë paralajmëruar se mungesa e një zgjidhjeje të krizës politike do të ndikojë jo vetëm në opinionin për statusin kandidat, por edhe në vendimin për heqjen e vizave brenda këtij viti. “Pozitë dhe opozitë për gjërat që kanë një interes mbarëkombëtar duhet patjetër që të shtojnë sinergjizmin e tyre”, ka deklaruar Presidenti Topi.