Biznesi malajzian i interesuar për tregun shqiptar
12/04/2010 Zhvillimi ekonomik
Kryeministri Sali Berisha ka biseduar me ish-kryeministrin e Malajzisë, dr. Mahathir Mohamad, rreth zhvillimeve më të fundit në ekonominë shqiptare. Gjatë dy ditëve të fundit, ish-kreu i qeverisë malajziane, i cili ndodhet në një vizitë në Shqipëri, mësohet se ka dhënë këshilla rreth reformave të tjera, të cilat do të forconin ekonominë shqiptare. Bisedat me Kryeministrin shqiptar mësohet se kanë vijuar edhe ditën e djeshme, gjatë vizitës në qytetin e Krujës. Berisha dhe Mohamad vizituan Muzeun Etnografik, i cili ndodhet brenda kalasë së Krujës. Në takimin zyrtar, Berisha ka vlerësuar ish-kryeministrin malajzian si një mik të Shqipërisë, njëri ndër ato personalitete të politikës ndërkombëtare, që mbështeti vendin tonë në fillimet e demokracisë. Ai ka bërë me dije se përpara 20 vjetëve Shqipëria ishte një vend me të ardhura shumë të ulëta për frymë, 284 dollarë, ndërsa sot këto të ardhura janë 7000 dollarë për frymë. Nga ana e tij, Mohamad u shpreh sa ka një interes në rritje të investitorëve nga Malajzia për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në turizëm dhe në infrastrukturë, duke nënvizuar se do të mbështeste dhe do të nxiste interesin e këtyre kompanive për të investuar në Shqipëri. Dr. Mahathir Mohamad është një personalitet i spikatur politik në vendin e tij dhe një ndër reformatorët më të rëndësishëm të ekonomisë, i njohur botërisht. Mohamad ka mbajtur postin e kryeministrit për 20 vjet dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e Malajzisë.