E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Topalli kërkon mbështetjen e Gjermanisë

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli kërkon mbështetjen e Gjermanise për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Gjatë një takimi të zhvilluar në Bundestag, Topalli e njohu homologun e saj Norbert Lammert me përmbylljen e të gjitha kërkesave lidhur me menaxhimin e kontrolluar të kufijve, me vënien në funksion të teknologjive të reja më të avancuara në këtë drejtim, të gjitha këto të lidhura me procesin e heqjes së vizave.

Gjithashtu Topalli foli edhe për punën në parlament dhe numrin e madh të ligjeve të reformave të kaluara këto muajt e fundit.

Ndalesa në Gjermani, u bë gjatë rrugës së kryeparlamentarës për një vizitë zyrtare në Suedi e cila përmes diplomacisë parlamentare është përqëndruar tërësisht për të marrë mbështetjen nga vendet e BE-së për heqjen e vizave për shqiptarët.

El/Ma < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›