“Pikë shpërthyese, situata mes Serbisë dhe Kosovës”
UASHINGTON-“Përveç Bosnjës, situata mes Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për rajonin”, shkruajnë në numrin e sotëm të ëall Street Journal senatorët amerikanë, Xhin Shahin dhe Xhorxh Vojinoviç. Sic theksojne senatoret, “nuk ka dyshim se ëndrra për një Evropë të bashkuar nuk mund të arrihet pa një rol udhëheqës të Serbisë në rajon. është meritë e drejtuesve të Serbisë që kanë dëshmuar angazhim ndaj institucioneve evropiane. Megjithatë dallimet rreth Kosovës mbeten një pengesë e fuqishme në përparimin e mëtejshëm. Derisa Prishtina e Beogradi kanë mosmarrëveshje, është thellësisht jorealiste të shpresosh për një zgjidhje krijuese, pragmatike e të qëndrueshme, që më së miri do të mbronte dhe do të përmirësonte jetën e të gjitha grupeve etnike në rajon”.
Të dy këta senatorë kanë vizituar së kohët e fundit edhe Kosovën, si pjesë e turneut të tyre ballkanik.
“Evropa dhe Amerika kanë mundësinë që t’i ndihmojnë vendet e Evropës Juglindore të realizojnë ëndrrat e veta. Edhe më e rëndësishme është të realizojmë vizionin tonë për një Evropë të bashkuar e në paqe. Nuk është koha të mos jemi të vëmendshëm ndaj këtij qëllimi”, përfundon shkrimi i senatorëve amerikanë.
(d.b/BalkanWeb)