E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgënjeshtrohen thashethemet, nuk ka tërmete në Kosovë

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e këtij enti, Sllavica Radovanovic, e cila siguron qytetarët e Republikës së Kosovës duke i përgënjeshtruar këto thashetheme. Ajo ka theksuar për mediat serbe se nuk ekzistojnë metoda për paralajmërime afatshkurtra të tërmeteve, prandaj me siguri nuk vijnë nga sizmologët.

"E vetmja e vërtetë është se në Kosovë, në zonat veriore të Dukagjinit, po zhvillohet një aktivitet i moderuar sizmik, i cili i shëmbëllen atyre hapësirave", ka thënë Radovanovic.

Sipas fjalëve të saj, Entit Sizmologjik të Serbisë i kanë telefonuar edhe shqiptarët nga Kosova, se thashethemet për tërmetin katastrofik që “do të ndodhte” dje pasdite kishin marrë përmasa alarmante. Radovanovic përsërit se në Kosovë nuk do të ndodhin tërmete katastrofike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›