Admirali Fitzgerald viziton shtabin qendror të KFOR-it
PRISHTINë- Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës-Napoli, admirali Mark Fitzgerald, këtë javë mbërrin për vizitë në Prishtinë, bënë të ditur sot burime zyrtare të KFOR-it.
Fitzgerald do të vizitojë Shtabin Qendror të KFOR-it më 19 mars, ku do të ketë takim informues me komandantin, gjeneralin Markus Bentler, të cilët më pas, do të mbajnë konferencë shtypi për mediat.
Admirali Fitzgerald gjatë qëndrimit në Prishtinë para rreth një muaji (18 shkurt), është shprehur për mediat se misioni i NATO-s në Kosovë është reduktuar në rreth 10 mijë pjesëtarë si dhe paralajmëroi shkurtime të mëtejme, varësisht nga gjendja e sigurisë. Në atë vizitë, në takimin e admiralit Fitzgerald me zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj “bashkëbiseduesit janë pajtuar se zvogëlimi i forcave të KFOR-it është shenjë se Kosova tani më është vend stabil dhe i qetë”, bënë të ditur burimet e qeverisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)