Berisha PE vote pro heqjes se regjimit te vizave

Vendimi nje pergjegjesi e madhe per qeverine. Franca jo bllokuese thjesht kerkon garanci.
Qeveria shqiptare eshte optimiste se procesi i liberalizimit te vizave do te mbyllet me sukses dhe shqiptaret do te levizin lirshem drejt BE-se brenda ketij viti. Nje dite para votimit te shumepritur te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave per Shqiperine Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky vendim eshte nje pergjegjesi e madhe per te gjithe vendin. Sipas tij me liberalizmin e vizave udherrefyesi do te vazhdoje te jete nje program pune i qarte per qeverine pasi shtoi Berisha Franca e cila paraqitet ne median vendase si nje vend bllokues i vizave ne te vertete kerkon thjesht garanci.
Kryeministri Sali Berisha paralajmeroi me tej se sot me 7 tetor 2010 do te jete nje dite historike per shqiptaret duke theksuar se ne Parlamentin Evropian do te votohet liberalizimi i vizave me Shqiperine. Neser sot me nje vote historike PE do te votoje per heqjen e vizave. Per cdo kohe kjo perben nje arritje madhore historike - deklaroi Berisha gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e qeverise. Ai shtoi me tej se kerkesat e udherrefyesit per liberalizimin e vizave kane qene nje busull orientimi per qeverine shqiptare duke mbetur te tilla edhe tani e ne vazhdim kur procesi po finalizohet. Ky eshte ridimensionimi me i madh per shqiptaret. Vota e neserme e sotme do te jete pergjegjesi e madhe per ne ne menyre qe te gjitha agjencite tona udherrefyesit dhe kerkesat e udherrefyesit te jene nje program i vazhdueshem per ne - pohoi Kryeministri. Berisha komentoi edhe qendrimin e Frances duke premtuar se ky vend nuk do te votoje kunder liberalizimit te vizave por vetem do te kerkoje garanci per sigurine. Qeveria franceze nuk kundershton procesin por kerkon garanci me shume te drejte dhe garancite qe kerkon qeveria franceze eshte qe qeveria shqiptare te zbatoje disa detyra. Dhe ne zotohemi se lufta kunder korrupsionit kunder kriminalitetit dhe korrupsionit do te njohe dimensione te reja - deklaroi Berisha. Kreu i qeverise kerkoi nje sensibilizim me te madh te qytetareve per detyrimet qe duhet te respektojne ata me liberalizmin e vizave duke u fokusuar sidomos tek te rinjte. Ne mbledhjen e qeverise Kryeministri Berisha duke iu referuar deklarates se opozites per rifillimin e protestave ne tetor beri te ditur se pavaresisht kesaj politike kabineti do te vazhdoje axhenden e ngjeshur te liberalizmit te vizave dhe integrimit.
Qeveria vazhdon axhenden e saj me intensitet te madh. Krahas axhendes se zhurmes mediatike ekziston edhe axhenda e qeverise qe eshte axhende reformash axhende e heqjes se vizave axhende e projekteve te medha e cila nuk mund te cenohet nga asgje tjeter - theksoi Kryeministri Sali Berisha.