Berisha Rama ti harroje zgjedhjet e parakohshme

Emrat e kandidateve per kryetar bashkie nuk i them pasi nuk dua ta le Ramen pa gjume. Per diten e Rinise me 8 dhjetor ne Tirane Rihana e Lady Gaga
Kreu i qeverise i ka kthyer pergjigje kerkeses se opozites per zgjedhjje te parakohshme. Le ti harroje zgjedhjet e parakohshme ka thene kryeministri Berisha
ndersa ka qartesuar dje ne mbremje se Fatos Nano nuk do jete kandidati per president i PD dhe LSI qe sipas tij do te kene nje emer te perbashket per kete pozicion. Duke u dhene fund abuzimeve mediatike Berisha ne emisionin Opinion ne nje interviste me Blendi Fevziun tha se LSI dhe PD do kishin nje kandidat te perbashket per president ndersa theksoi se nese PS i jep fund persekucionit ndaj ish kryetarit Nano le ta propozojne ate per president ne do te kemi kandidatin tone.
Nje ceshtje tjeter per te cilen kryeministri foli ishte ajo e zgjedhjeve lokale. Kemi pese emra kandidatesh per kryebashkiak nuk i them emrat pasi nuk dua ta le pa gjume Ramen ka thene Berisha por nderkohe nuk ka dhene emra konkrete te kandidateve per kete bashki. I pyetur A jeni i vendosur ta prishni ish-piramiden Berisha tha Absolutisht po. Sapo te behet projekti. Kurse per sa i perket referendumit te sugjeruar keto dite Berisha tha se referendumi i fyen shqiptaret dhe shtoi Ti pyesesh a duhet ne te mbajme mauzoleun e Enver Hoxhes eshte fyerja me e madhe qe mund te ndodhe. Enver Hoxha per Evropen eshte vleresuar ne vitin 1991 si Hitleri. Ai luftera nuk beri por me burgje shkaterroi kombin e tij me shume se kushdo. I pyetur nese bojkoti i opozites do mund te pengoje integrimin Berisha u pergjigj Asnje qeveri ne bote nuk ka tager qe te shkoje ne zgjedhje te parakohshme vetem pse nuk i ka 84 vota qendrimi bojkotues i PS nuk i bllokoi vizat as integrimin se pengon dot. Ne e ftojme opoziten per bashkepunim per reformat. Nderkohe kreu i qeverise ka njoftuar feste per te rinjte e kryeqytetit duke thene se se me 8 dhjetor ne diten e Rinise do te ftoje ne Tirane yje te muzikes se sotme boterore si Rihana dhe Lady Gaga.