E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentativë për akt terrorist në një avionin amerikan

Autori i këtij akti është shtetasi nigerian, 23 vjeçari i quajtur Abdul Farouk Abdulmutallab, i cili konfirmoi se kishte lidhje me rrjetin terrorist të al-Kaides.       Ai u arrestua pasi avioni, një Airbus A 330 i kompanisë amerikane “Northwest Airlines” që bënte linjën mes Amsterdamit dhe Detroitit u shfaq me 278 pasagjerët e tij. Aksidenti shkaktoi plagosje të lehta tek disa pasagjerë dhe autori, i cili tentoi të kryente atentatin mori djegie të rënda.      ''Ky veprim ishte një tentativë për akt terrorist'', konfirmoi një zyrtar i lartë amerikan. Presidenti amerikan, Barak Obama, me pushime në Havai, u informua menjëherë dhe urdhëroi që të merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë ajrore.      Incidenti ndodhi 20 minuta para zbritjes së avionit 253 në orën 18:00, në fund të udhëtimit prej nëntë orësh, sipas dëshmive të pasagjerëve.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›