E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat me BE-në, PS: Shqiptarët të izoluar

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Tiranës, Ditmir Bushati tha në një konferencë për shtyp, se "qëndrimi i përsëritur sot i përfaqësuesve të BE-së, konfirmon edhe një herë tjetër shqetësimin e shprehur nga PS se qeveria ka dështuar në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira e të ndershme, pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike e karta identiteti, etj”. Sipas tij, “kjo thelloi akoma dhe më shumë izolimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernt Borchardt reagoi sot për vendimin e djeshëm të Komisionit Evropian, i cili propozoi liberalizimin e vizave për tre shtete ballkanike, përkatësisht Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë duke u shprehur se "sinjali është i qartë, dhe e gjithë çështja qëndron tek përmbushja e standardeve".

"Ne jemi optimistë se do t'i përmbushini këto standarde ashtu siç bënë fqinjët që përfituan nga vendimi për liberalizimin e vizave, dhe ky optimizëm vjen nga fakti se ky proces ka filluar tashmë” theksoi Borchardt.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›