E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat mund të rikthehen

Nga Express më 17 maj 2011 në ora 10:19

Autoritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë më shumë në luftën për parandalimin e krimit ndërkufitar, nëse duan të ruajnë regjimin pa viza me Bashkimin Evropian, apelon eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.

Eurodeputetja njofton se që nga momenti që hyri në fuqi heqja e regjimit të vizave për Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Shqipërinë, grupe kriminale kanë përfituar nga situata dhe kanë trafikuar njerëz në kufi.

"Nuk ka mbetur shumë kohë për të përmirësuar situatën. Është shumë reale që në muajin qershor, Këshilli i Evropës mund të heqë regjimin pa viza”, tha Fajon.

Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë pa regjim vizash në zonën Schengen që në vitin 2009. Ndërkohë, Shqipëria dhe Bosnja e fituan këtë të drejtë vetëm në vitin 2010.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›