E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat na duhet edhe per te vizituar familjaret tane ne emigracion

08-11-2010 / Gazeta 55

Schengen-i flasin qytetaret

Liberalizimi i vizave nje enderr e hershme e shqiptareve e cila pritet te kthehet ne realitet diten e sotme. Shume qytetare shprehen te entuziazmuar pasi tani do ta kene me te lehte qe te shkojne atje ku jetojne te afermit e tyre kryesisht permenden vendet fqinje si Italia apo Greqia ku kane emigruar edhe nje pjese me e madhe e shqiptareve.
Megjithate shume prej tyre shprehen se pavaresisht se liberalizimi i vizave eshte shume pozitiv duhen edhe kushtet ekonomike dhe kjo do ti kufizoje disi. Nderkohe qe per studentet qe te studiojne jashte liberalizimi percaktohet si nje lehtesi shume e madhe. Kam femijet qe jetojne ne Gjermani prej vitesh. Heqja e vizave eshte nje ndihmese shume e madhe pasi eliminohet pritja neper ambasada shprehet nje nga qytetaret. Liberalizimi i vizave qe percaktohet edhe si lehtesia e dhenies se vizave eshte nje mundesi qe ju jepet shqiptareve per te vizituar vendet e Europes pas shume vitesh izolim. Per vite me radhe familjare dhe kryefamiljare e kane pasur thuajse te pamundur te sigurojne nje vize per te takuar te afermit e tyre ne emigracion. Dhe kjo jo sepse gjithmone beheshin pengese ambasadat e vendeve te BE-se por per shkak te burokracive te panumerta dhe kushteve e kritereve strikte cka i klasifikonte shqiptaret larg shume larg Europes se bashkuar.
Por nga sot vuajtja shekullore merr fund qytetaret shqiptare do te udhetojne te lire dhe pa barriera penguese te te gjitha vendet e njohura si te marreveshjes se Schengen-it e cila nenkupton heqjen e kufijve per qytetaret e vendeve anetare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›