Tirana ne feste bashkia asnje mase per dekorin
Dy anet e atmosferes ne kryeqytet
Tirana eshte zbukuruar ne pritje te vendimit per liberalizimin e vizave qe do te merret sot nga ministrat e brendshem te Bashkimit Europian. Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret me emrat e kryeqyteteve kryesore te Europes.
Nderkaq mazhoranca ka vendosur qe festimet te zhvillohen te marten ne mbremje ku ne sheshin Nene Tereza po ndertohet nje skene gjigande ku do te mbahet nje koncert nen kujdesin e vecante te kryeministrit Sali Berisha ndersa do te kete edhe projeksione te ndryshme ne universitetin e Tiranes. Festa do te vazhdoje edhe drejt zones se ish bllokut atje ku pritet te kete nje feste masive te te rinjve dhe studenteve te Universitetit te Tiranes dhe atyre private.
Por ajo qe dukshem bie ne sy dhe vlen te theksohet eshte se Bashkia e Tiranes ska improvizuar asnje mase dekorative apo nisme per hir te ketij vendimi historik. Megjithate kontributi me i madh qe dha dje Edi Rama dhe Partia Socialiste ishte mallkimi per diten e sotme kete dite te shenuar per mbare kombin.