Kulluri ne krye te akuzes
Nje prej zyrtareve te Prokurorise se Pergjitheshme ka prezantuar dje edhe kreun e ri te Prokurorise se Shkodres. Perparim Kulluri eshte dekretuar nga Presidenti, Bamir Topi, si shefi i ri i organit te akuzes ne qytetin verior. Kulluri mesohet se ka hetuar disa prej dosjeve te rendesishme ne prokurorine e krimeve te renda. Nje prej tyre ishte hetimi i te akuzuarit si nje prej drejtuesve te "Bandes se Lushnjes", Enver Dondollakut, i cili u denua me 25 vjet heqje lirie per nje pjese te ngjarjeve te renda, pese nga te cilat vrasje. Gjithashtu Kulluri ka hetuar edhe pjesen e pare te dosjes per "Banden e Lushnjes" e kontrabanden e cigareve.