E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në BE? Borschard: Zgjidhni krizën dhe reformat

KORCE- Ambasadori gjerman Bernard Boschard përcjell sërish apelin se anëtarësimi i shpejtë në BE, varet nga realizimi i reformave dhe zgjidhja e krizës politike.

I pranishëm në inaugurimin e fazës së katërt të projektit për kanalizimin e ujrave të zeza të gjithë qarkut të Korcës, ambasadori gjerman ka theksuar se ndërkombëtarët presin dhe shpresojnë në gjetjen e një bashkëpunimi konstruktiv sikurse është dhe në frymën e BE-së.
 
“Një anëtarësim i shpejtë në BE do t'i kishte celësat pikërisht në realizimin sa më të shpejtë të reformave, në mënyrë që të përmbushen kushtet e caktuara. Ne presim dhe shpresojmë në zgjidhje të problemeve politike në vend pikërisht përmes bashkëpunimit konstruktiv sikurse është kjo dhe në frymën e BE-së. Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e BE-së ”-  ka deklaruar dje pasdite, Borschard nga podiumi i inagurimit të projektit të vendosur në fshatin Ciklik, në periferi të Korcës. Në këtë inagurim ishim të pranishëm dhe ministri i Transporteve dhe Punëve Publike Sokol Olldashi dhe ministri i Financave, Ridvan Bode.

Projekti për kanalizimin e ujrave të zeza të gjithë qarkut të Korcës, është investim dhe i qeverisë gjermane. Projekti kushton 63 milion euro dhe aktualisht ka përfunduar faza e katërt e tij.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›