Sheshi "Skenderbej" Berisha:Turp, të asfaltohet
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha urdhëron asfaltimin e sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës, i cili prej kohësh është dëmtuar.
“Sheshi është në gjendje të mjeruar. Vendorët të heqin gropat dhe të shtrohet asfalt të mos turpërohemi”- ka deklaruar kreu i qeverisë sot paradite në mbledhjen e qeverisë.
“Ne nuk i marrim kompetencat askujt. Qeveria ka gati 10 milione lekë për asfaltimin e këtij sheshi”,- shtoi ai.
Fillimi i punimeve për rikonstruksionin e sheshit Skënderbej u paralajmërua dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama një ditë më parë gjatë inpesktimit që i bëri përfundimit të punimeve të rikonstruksionit të rrugës “Abdi Toptani” në kryeqytet. Kreu i Bashkisë shtoi se “së shpejti, Bashkia do të fillojë punimet në sheshin “Skënderbej” për rivitalizimin e tij. Sheshi do kthehet së shpejti në një kantier pune”.
(vazhdon)