E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kultivimi i kanabisit në vend në dritën e diellit

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se kultivimi i kanabisit në vendin tonë bëhet dhe në dritën e diellit, por vendorët nuk e kallzojnë. Në një konferencë që u zhvillua sot ne Tirane ku u diskutua për ndalimin e kultivimit të kanabisit, kreu i qeverisë deklaroi se është shumë i kufizuar numri I autoriteteve vendore që janë kallzuar penalisht nga policia për shkak se nuk kanë treguar për kultivimin që i bëhet hashashit në zonën e tyre.
Në këto kushte Berisha ka kërkuar që të përmirësohet ligji për hashashin. “Bëj thirrje që vendorët të ndihmojnë”, tha Berisha para pjesmarrësve në konference.
Rëndësia në luftën ndaj kanabisit është e madhe pasi sic theksoi Berisha “lufta ndaj kanabisit duhet bërë sidomos për procesin e integrimit”.

Berisha shprehet se pavarësisht se në rastet kur kultivimi bëhet nën dritën e diellit, “lja e kultivimit të kanabis sativa në Shqipëri po behet realitet nga viti në vit në vit dhe kjo përbën një merite te vertete të punës së policisë së shtetit.

Më pas kryeministri Sali Berisha pergezoi forcat e policise kunder trafiqeve ne pergjithesi dhe atij te droges ne vecanti. "Me angazhimin, kompetencen tuaj, guximin, keni bere qe shqiperia gjithnje e me shume te clirohet nga projektet e zeza te trafikut nderkombetar, trafikanteve rajonale dhe nderkombetare", tha Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›