Imuniteti i Metës dhe i Priftit, qytetarët vlerësojnë Prokurorinë

Vendimi i Prokurorisë për të hequr imunitetin e ish- Zv. kryeministrit Ilir Meta si dhe Dritan Priftit është konsideruar një vendim i drejtë.
Të paktën të këtij mendimi janë qytetarët të cilët në opinionet e tyre theksojnë gjithashtu se heqja e imunitetit do ta ndihmojë Prokurorinë të hetojë plotësisht këtë ngjarje.
Si Dritan Prifti ashtu edhe Ilir Meta, duhet të hetohen lidhur me videon e bërë publike pak kohë më parë theksojnë ata, duke shtuar se Prokuroria është një institucion i pavarur dhe duhet lënë të bëjë punën e saj.
Pas një ekspertimi të detajuar të videos, është zbuluar edhe një tjetër material, ku ish ministri i ekonomisë Dritan Prifti po ndante paratë me zëvendësin e tij, kjo ka bërë që Prokuroria ditën e shtunë të marrë një vendim për të hequr imunitetin jo vetëm të ish Zv. kryeministrit Meta, por edhe të Dritan Priftit.