E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat për Shqipërinë, jo para verës

ESI

Dje përfundoi vëzhgimi në terren i ekspertëve të Bashkimit Europian për procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Por, edhe nëse vlerësimi do të ishte pozitiv, heqja e regjimit të vizave “Shengen” nuk mund të bëhet deri në fund të vitit. Këtë përfundim nxjerr Iniciativa e Stabilitetit Europian që studion zbatimin e politikave të BE-së. Në një letër dërguar Komisionit, Parlamentit dhe 27 vendeve anëtare, ky institut tregon se ndryshe nga çfarë është premtuar, axhenda e komisionit nuk parashikon fare mundësinë që shqiptarët dhe boshnjakët të udhëtojnë pa viza përpara pushimeve të verës. Madje, Komisioni akuzohet se po përdor standarde të dyfishta në vendet e rajonit për të ashtuquajturat “çështje urgjente”, siç u konsiderua liberalizimi i vizave. Në letër analizohet se vonesa për heqjen e regjimit të vizave nuk ka të bëjë me ndonjë arsye të fortë, por me mungesë të vullnetit politik nga ana e BE-së. Për këtë përmendet fakti se Komisioni nuk priti përfundimin e misioneve të ekspertëve për të deklaruar se nuk mund të bënte propozim përpara mesit të prillit. Kjo sipas institutit pasohet me shtyrje të afateve kohore në vendimmarrjen e BE-së.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›