E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Roli destruktiv i opozites i mohoi Shqiperise statusin kandidat

12-11-2010 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta hedh akuza te ashpra drejt opozites duke e cilesuar ate si pergjegjese per mos marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Gjate nje komunikimi me mediat numri 2 i qeverise vuri ne dukje se duke sulmuar procesin e integrimit opozita mendon se do te demtoje qeverine. Nese vertete kane preokupim qe Shqiperia te fitoje kete status te vijne dhe te votojne per ligjet e rendesishme dhe vendi ecen perpara pa asnje problem- theksoi Meta. Ai vleresuar marrjen e liberalizimit te vizave duke e cilesuar si nje proces qe u be i mundur fale angazhimit te mazhorances aktuale.


Z. Meta cila ka qene ndjesia juaj kur ish- eksponente te LSI si Klosi Xhufi kane mare pjese sot ne Asamblene e PS Nuk kam asnje lloj ndjesie. Nuk ka asnje gje te re dhe te papritur.


Z. Meta cila eshte pergjegjesia e qeverise per mos marrjen e statusit si vend kandidat per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian Besoj se qeveria ka permbushur te gjithe detyrimet e saj. Qeveria iu pergjigj ne kohe dhe me shume cilesi se bashku me te gjithe administraten pyetesorit te Komisionit Europian. Dihet se ishin pikerisht standardet dhe kerkesat e panumerta te plotesuara nga qeveria dhe nga administrata ato qe bene te mundur qe Shqiperia te meritoje liberalizimin e vizave dhe jo tia dhurojne. Ka qene nje proces shume i veshtire dhe i komplikuar. Per fat te mire te Shqiperise dhe te shqiptareve opozita nuk kishte ndonje mundesi per te kushtezuar procesin e vizave sepse ne rast se do te kishte pasur nje mundesi te tille per shkak te karakterit te plote destruktiv qe ajo ka shfaqur prej gati nje viti ky do te ishte nje proces i pakurorezuar. Natyrisht qe ajo beri fushaten e saj per te demtuar sa te mundte. Megjithate tashme ky eshte nje proces i fituar per te gjithe qytetaret shqiptare pa dallime partiake dhe politike. Per ceshtjen e statusit dihet qe i vetmi problem ka qene dhe mbetet ngerci politik i cili eshte krejtesisht artificial dhe eshte krijuar krejtesisht nga opozita. Ajo opozita mendon se duke demtuar proceset integruese te vendit demton qeverine dhe mund te perfitoje politikisht. Por te gjithe e kane te qarte qe eshte ajo pergjegjesja kryesore e kesaj situate dhe askush nuk i beson lotet prej krokodili qe ata derdhin per ceshtjen e statusit pasi nese vertet kane preokupimin qe Shqiperia ta fitoje kete status dhe te ece perpara ne keto procese integruese te vijne dhe te votojne per Gjykaten Administrative te votojne per ligje te tjera te rendesishme dhe Shqiperia ecen perpara pa asnje problem. Ne rast se mendojne se duke u kthyer ne elemente destruktive dhe pengues te ketyre proceseve do te ndeshkojne Shqiperine per te ndeshkuar qeverine duhet te jene te bindur qe vecse do te izolohen me tej si faktor destruktiv ne shoqerine tone dhe do te marrin ndeshkimin e merituar nga qytetaret shqiptare

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›