E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizatimi 3D, arti i manipulimit viziv te mendjes Nga Albert Vataj



Nuk eshte thjeshte vullneti per te kapur lapsin dhe per te derdhur nje talent rutinor vizatimi, megjithese ky kurajoz novator kumton modestish se "E gjithe cfare ju duhet eshte nje laps dhe dicka per te nxjerre ne pah, dhe ju mund te krijoje me te vertete prekjen magjike". Kesisoj s'mund te jete kryekeput keshtu, jo vetem nje laps e trandjea e nje fillese. Sikurse as pershkimi prej nje dakordesie qe zgjon brenda vetes per nje rrekje talenti ne zgjim. Eshte shume me shume, eshte ngasje per tu qasur teknikave te reja, sic eshte vizatimi 3D, ngulmi per te manipuluar momente dhe detaje te ndryshme te zakonshme ne nje projektim vizatimor mbreslenes. Eshte thirrja kushtruese per ta nderkallur brendin tende ne nje menyre komunikimi estetik te allasojte, tjeterqysh ngase armata e artisteve komunikon me artdashesin. Kur artisti, Alessandro Diddi, ve laps ne leter, veprat e tij vijne ne jete, impresionet shumezojne pjesemarrjen ne kete joshje komunikimi. Ai guxon dhe provon te rroket prej nje sprove te tjeterllojte. E ben kete pa shume pretendime, dhe pa ngulmin per t'i ngarkuar rende punet e tij, me nentekst dhe peshtjellim ndjenjash dhe perjetimesh.

E vecanta dhe ajo qe e ben kete akt artdeshmues nje joshje dhe afrimitet, eshte finesa dhe delikatesa e manipulimit te imazheve reale me vizatimet. Vizatimet 3D jane arritur nga nje mashtrim i mendjes, duke perdorur hije dhe kende per t'i dhene atyre nje jete te vetiake dhe te beje 'kercimin brofes ne faqen e vijuese'.

Duke u qasur ne dakordesine e asaj qe arti i tij meton, Alessandro Diddi shton: "Une dua qe vizatimet e mia te vene ne dijeni te gjithe, se mesazhi qe kumton eshte se syri mund te genjeje mendjen dhe te beje qe ju te besoni se ka dimensione qe nuk jane me te vertete aty".

Duke perdorur duart e veta dhe objekte per te bere vizatimet te paraqiten edhe me shume jetesore, ai pjesmerr ne kete loje manipulimi viziv ne trajtesa te ndryshme, si per te na bindur se shumecka ne mendjen tone eshte qellese perceptimi, perjetimi dhe perfshirje, nen urdheresen e shikimit. Ne nje fare menyre ne vazhdojme te jemi te manipuluar nga ajo qe syri na e servir, shpesh duke ndikuar dhe sendertuar trubullt pikpamjet, reagimet dhe perfshirjen ne kontakt fizik me realitetin. Ndersa shfleton kete parakalim objektesh dhe lojerash vizive, te bie ne sy se si ai fut vetveten gjithsekund ne rol. Dhe eshte pikerisht kjo qe e ben me te besueshem aktin dhe me kercenues renin pre e manipulimit.

Kete e percjellim ne rastin konkret kur lapsin dhe doren e tij e terheqin dy burra, me gjith force. Per te vazhduar kete loje marroke arti viziv dhe loje me dimensionet dhe kontaktin fizik, me gjarprin, i cili zgjaton ne perpjekjet per te dale nga kuadrati i bardhe i fletes se vizatimit.

Nje tjeter tregon gishtat e artistit te cilat zgjatojne jashte kuadrit fizik duke mbetur brenda fletes se vizatimit, e transformuar, e kapur ne metamorfoze, pikerisht prej kthetrave te tendosura dhe kercenuese.

Duke shtuar ne lidhje me marredheniet dhe shikuesit, me ate mase qe konsumon kete lloj arti Alessandro Diddi, eshte i mendimit dhe tejcon rrefenjen ne nje kuader vertetesie dhe transparence, duke shtuar se kur njerezit te shohin vizatimet e tij, ata mbesin te shtangur. Nje moment befasie e ngrin kete mundesi komunikimi, anipse si ne te gjithe marredheniet me artin, edhe kesaj here, kundruesi kerkon me ngulm shtegun per te depertuar ne teresine e perjetimit, per te jetuar castin. Kjo qasje eshte perpjekje e tyre per te kapur fillin e se vertetes, per te perjashtuar vetveten nga kjo loje manipuluese vizuale, dhe per tu bere njesh me kumtin, duke e pranuar ta pershkoje ate.

Ata e pranojne vullnetarisht renien ne kete gracke. Pjesmerren kryekeput ne kete loje dimensionesh, shkujdesje e lapsit ne percaktimin korrekt te objekteve, dhe ashtu te pafat ne kete ngulm per te zbuluar trukun, u mbetet vete te argetohen, te shijone kete mashtrim te mendjes nga syri.

Kur ju e kuptoni mekanizmin e projektimit "anamorphic", ti e kupton se nuk ka dicka jashte normales, perkundrazi. Gjithcka te duket e vertete dhe perjetuese, reale dhe dinamike, vepruese dhe e gjalle. Fundja vendos te besh nje marreveshje me veten ne kete loje trajtesash te ketij zhanri, te kesaj menyre komunikimi estetik.

Qellimi im, thote piktori, eshte gjithmone per te krijuar dicka te re dhe origjinale, te cilat njerezit do te duan te shikojne dhe te ndjehen te intriguar nga kjo loje, nga kjo perfshirje. Thjesht duke u perpjekur qe te kombinohen dy pasionet e mia, skicat dhe figurat, vazhdon Alessandro Diddi, une kam qene ne gjendje dhe besoj, se ja kam dal te vij ndryshe ne kete ballafaqim, ne kete kontakt me admiruesit e ketij lloj arti.

Edhe pse nuk ka asnje mesazh, perpjekjet per te lexuar punet e mia, shton artisti, une nuk mendoj se eshte e rendesishme qe njerezit te kuptojne, se ajo nuk eshte e nevojshme per te konsumuar ne sasi te madhe te burimeve per te arritur dicka interesante. Ata argetohen, perfshihen, shtangen, debatojne dhe ikin me nje ngarkese perjetimi dhe trullosje. Me modesti ai perfund se: "E gjithe cfare ju duhet eshte nje laps dhe dicka per te nxjerre ne pah, dhe ju mund te krijoje me te vertete prekjen magjike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›