E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vizita e Klintonit në Tiranë, Rama: Miku i përjetshëm i kombit shqiptar

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Rama ka postuar në Facebook foto krah Bill Klintonit, sapo ky i fundit ka zbritur në tokën shqiptare ndërsa e konsideron mikun e përjetshëm të kombit shqiptar.

Rama fton shqiptarët në ceremoninë e mikpritjes së ish- presidentit që do të zhvillohet në 18:30 në Kryeministri.

“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri

Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët“, shkruan Rama.

Në vijim ish-presidenti Klinton do të akomodohet në një prej vilave qeveritare dhe më pas në 18.30, në selinë e qeverisë ku do të marrë pjesë në një takim informal me kabinetin qeveritar.

Më pas ish-presidenti do t’i drejtohet ceremonisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, do të nderohet me Kordonin e Madh me “Yllin e Mirënjohjes Publike”.

Klinton shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në 2001.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›