E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Mrkic rikonfirmon pikepamjet e kunderta Edison Kurani

Takimi i ministrave te Jashtem te Shqiperise dhe Serbise dje ne Tirane, pas vizites se Ivan Mrkic me kerkese te tij, konfirmoi ndasite e shumta mes dy vendeve. Pala shqiptare theksoi pakenaqesine per mos-realizim kerkesash nga Beogradi. Kurse ajo serbe, u perpoq te ishte me e terhequr ne ankesa apo kerkesa ndaj Tiranes zyrtare, por nuk reshti se treguari se kemi pikepamje te kunderta per shume ceshtje. Edhe pse foli per mendime ndryshe, Mrkic u tregua shume i kujdesshem duke dashur te tregoje se Beogradit i intereson vec nje gje: Ta kete mire me Shqiperine. Arsyet pse, formalisht ishin te bollshme, por asnjera bindese, nese i referohemi pikepamjeve qe ndajme dhe te kaluares ende shume te fresket.

Kritika therese me gjuhe diplomatike

Ministri i Jashtem Edmond Panariti shprehu me gjuhe diplomatike zhgenjimin e autoriteteve shqiptare lidhur me mos-ecjen perpara ne disa marreveshje te diskutuara dhe rrahura prej kohesh. Panariti doli para gazetareve ne nje konference per shtyp te kufizuar ne pak pyetje, bashke me homologun e tij serb, Ivan Mrkic. Panariti theksoi qe ne fillim se ardhja e MPJ serb erdhi duke pranuar kerkesen e Mrkic per nje vizite ne Tirane, por edhe ne kuader te politikes se hapur dhe bashkepunuese te fqinjesise se mire qe Shqiperia ndjek me te gjitha vendet e rajonit. “I percolla kolegut serb pritshmerine qe ne kishim per te avancuar, vecanerisht me disa, nga shume marreveshjet qe jane ne proces dhe qe ne shpresojme te formalizohen, te nenshkruhen sa me pare”, - deklaroi z.Panariti. Duke u ndalur te Lugina e Presheves, z.Panariti pranoi se takimi “kishte ne fokus edhe faktorin shqiptar ne Serbine e Jugut, i cili meriton dhe duhet te trajtohet sipas standardeve te perparuara nderkombetare dhe demokratike”. Ketu ministri yne shtoi: “Evidentova gjate takimit se, permiresimi i gjendjes ekonomike, plotesimi i kerkesave per arsimim, informim, perfshirje te ketij komuniteti ne proceset vendimmarrese dhe nje mbeshtetje me e madhe financiare nga shteti serb, eshte ajo qe ne presim”. Pakenaqesia e Tiranes zyrtare nuk ishte vetem kaq, sepse z.Panariti pohoi edhe te tjera probleme qe shqetesojne shqiptaret pertej kufijve: “Kerkova qe autoritetet serbe te nderpresin dhe te ndahen nga aktet e dhunes ndaj ketij komuniteti, sepse keto jane prerogativa per zhvillimin normal dhe ruajtjen e identitetit te ketij minoriteti dhe i sherbejne forcimit te metejshem te urave te bashkepunimit midis dy vendeve tona”. Ketu Panariti theksoi dhe se “Shqiperia mbeshtet integrimin e plote dhe tё barabarte tё shqiptareve te kesaj zone ne jeten dhe institucionet e Serbise dhe padyshim pret qe, shteti serb te ndermarre masa konkrete per ta mundesuar kete kerkese”.

Kosova ishte nje tjeter pike e nxehte ne bisedimet Panariti-Mrkic. MPJ shqiptar tha se nje element thelbesisht i rendesishem mbetet normalizimi i marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves dhe avancimi i metejshem i dialogut mes dy vendeve fqinje per ceshtje praktike. Ne kete kontekst, tha z.Panairiti, - i percolla ministrit Mrkic se “do te mireprisnim njohjen e pavaresise se Kosoves nga Republika e Serbise”. Ndonese fare pak gjasa ka qe Beogradi te njohe shtetin e Kosoves, z.Panariti i meshoi kesaj kerkese: “Ky do te ishte pa dyshim nje tregues i qarte dhe vullnet i shkeputjes nga e kaluara e dhunes, represionit dhe gjenocidit nga regjimi i Milloshevicit dhe kjo do te sherbente qe te dy vendet te projektoheshin qarte drejt se ardhmes se tyre te perbashket evropiane”.

Gjenocidi provokon Mrkic

Ministri i Jashtem serb, u ngacmua nga fakti qe Panariti permendi gjenocidin serb ndaj shqiptareve kur drejtonte Miloshevic. Ai nuk e pranoi te kete ndodhur nje gje e tille, edhe pse u perpoq te perdorte nje gjuhe te kujdesshme diplomatike: “Une jam shume i emocionuar kur permendet fjala gjenocid dhe duhet ta dini qe ne serbet e kemi provuar nje gje te tille, saqe e mbajme mend gjate ate. Ju e dini qe ne kemi interpretime te ndryshme sa i perket historise. Prandaj duhet t’i referohemi sa me pak kesaj periudhe. T’ia leme historianeve dhe njerezve te shkences”, - kerkoi Mrkic. Menjehere me pas, ai njoftoi mediat se me Panaritin kishte folur dhe per pakicen serbe qe jeton ne Shqiperi, gje qe nga MPJ yne nuk u be e ditur.

Por as Mrkic nuk tha se cfare ishte konkluduar lidhur me ata pak serbe qe Beogradi i quan minoritet serb ne Shqiperi dhe ku mediat serbe vlojne duke kerkuar sa me shume te drejta per ta. “Une e kam njoftuar qe me perpara ministrin Panariti se, ne kemi bere takime me perfaqesuesit e disa shoqatave, sepse ketu ne Shqiperi jeton nje pjese, nje minoritet serb, ata ndihen qytetare te Shqiperise dhe ata jane besnike te atdheut te vet. Ata mundohen qe te ruajne trashegimine dhe gjithcka qe i lidh me shtetin ame. Ne do te bejme gjithcka dhe do te japim ndihme qe ata te ndihen sipas konventave qe jane miratuar ne Keshillin e Europes dhe ne OKB”, - deklaroi Mrkic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›