Vizita e Obamës përtej oqeanit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama deklaroi detajet e vizitës së tij përtej oqeanit. Presidentin Obama e pret një plan vizitash i intensifikuar.
Megjithëse në mbledhjet e NATO-s, BE dhe të G-20-ës tema kryesore do të jetë ekonomia, gjithashtu pritet të trajtohen edhe temat si armatosja me armë nukleare, rreziqet në internet, ndryshimet e klimës, siguria e energjisë, terrorizmi dhe strategjitë e reja të udhëheqjes së Obamës në Afganistan dhe Pakistan.
Në vizitën që Obama do të bëjë në Francë do të mbajë një fjalim në lidhje me marrëdhëniet transatlantike të SHBA-së.
Kurse në Republikën e Çekisë do të bisedohet armatimi bërthamor.
Obama në Turqi do të takohet me Presidentin Abdullah Gyl, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan si dhe me përfaqësuesit vendor, të kulturës dhe nxënësit në një tryezë të rumbullakët.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Denis Mc Donough lidhur me vizitën tha: "Turqia është një aleate tepër e rëndësishme për ne. Ajo është një anëtare e NATO-s, një urë midis Azisë dhe Evropës, prandaj Presidenti Barak Obama pret me padurim të bisedojë në lidhje me këto tema".