Vizita jashte sistemit, penalizime per mjeket
Sonila Isaku
Pacientet nuk do te marrin ndihmen mjekesore ne spital, pa pasur rekomandim nga mjeku i familjes dhe ai specialist. Ministri i Shendetesise e ka nisur punen me reformen spitalore duke kerkuar te riktheje respektimin e sistemit te referimit. "Gjithe shqiptaret duhet te kuptojne se kontakti i tyre i pare me shendetesine, do te kaloje nga mjeku i qendres shendetesore dhe familjes, tek poliklinikat e specialisteve. Kurse per sa u perket spitaleve ato do te jene momenti i fundit per gjera me te komplikuara. Pacientet nuk do te kene akses per gjera banale ne spitalet tona dhe per kete do iu duhet te rikthehen nga spitali ne poliklinike per te marre ate sherbim", ka pohuar ministri i Shendetesise, Patrit Vasili.
Ndeshkimet
Kalimi ne filtrat e paresorit per te shkuar me pas ne sherbimin terciar, pra ne spital, mendohet te behet duke penalizuar shefat e sherbimeve qe pranojne vizita jo ne nivel spitalor. "Ne kontrollet dhe verifikimet qe do te bejme, do te kete mase administrative ndaj atyre qe do te shkelin rregullin. Deri me sot nuk ka pasur kontrolle dhe kjo do te jete e reja", u shpreh Vasili. Sipas tij, masat ndeshkimore do te jene te ndryshme, nderkohe qe per drejtoreshen e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, masat per mosrespektimin e sistemit te referimit do te jene te forta per mjeket deri ne zgjidhje te kontrates se punes. "Do te kete dhe sanksione ne kontratat qe ne i shoqerojme, qofte ne kontratat e nivelit te pare me sherbimin paresor, qofte me kontratat e nivelit te pare me sherbimin spitalor, ku kjo pike ka disa ngerce. Ne do te veme sanksione qe te mos pranohen raste pa rekomandime Nese do te shkelen keto masa, do te kete sanksione kontraktuale qe do te shkojne deri ne prishje te kontrates", ka nenvizuar Hana. Sipas saj, eshte shume e rendesishme qe pacientet te respektojne sistemin e referimit.
Sistemi
Sistemi i referimit do te perqendroje te gjithe punen ne shendetin paresor. Nese nuk eshte nje rast urgjence, pacienti fillimisht duhet t`i drejtohet mjekut te familjes. Nese ai nuk merr persiper kurimin e delegon te specialisti dhe vetem me rekomandimin e ketyre te dyve mund te shkosh ne spital. Ky sistem nese respektohet nga te gjithe nuk do te sjelle kaosin ne spitale, ku shume e shume here nuk ka vende per te shtruar paciente te cilet realisht kane nevojen per kete sherbim.
Drejtori i spitaleve, menaxher i fushes
Nje tjeter pike e rendesishme qe eshte percaktuar ne drejtim te spitaleve, eshte edhe se cili do te jete personi qe do t'i drejtoje ato. Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ka pohuar se do te jete vetem nje drejtor, i cili duhet te jete nje menaxher i mire i fushes se shendetesise. Nderkohe qe per drejtoreshen e ISKSH-se, menaxheri i spitalit duhet te jete i fuqishem. Duhet te kete fuqi ekzekutive, sepse nese ai nuk e ka kete fuqi ekzekutive nuk mund ta ushtroje me stafin, si mjeket, shefat e sherbimit, infermieret, etj