E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Jo me barna te skaduara ne Shqiperi

Frenimi i barnave te skaduara ne vendin tone do te realizohet. Ky fenomen eshte nje nga prioritetet per ministrin e ri te shendetesise, Petrit Vasili. Gjate raportimit ne Komisionin parlamentar te Shendetesise per platformen e tij, Vasili ka bere te ditur ngritjen se shpejti te nje strukture te farmakovigjilences, e cila do te monitoroje futjen e medikamenteve ne vend. "Nje objektiv qe ne kemi vene dhe do ta realizojme pa diskutim, dhe qe eshte i domosdoshem e tashme i munguar prej kohesh, eshte ngritja e strukturave te farmakovigjilences. Do te thote, c'ndodh ne tregun farmaceutik realisht. Jo thjesht dhe vetem qe, a eshte nje kuti e paregjistruar ne farmacite tona, po dhe ato barna tashme te regjistruara, a kane te njejten cilesi edhe pas regjistrimit?", u shpreh Petrit Vasili. Nderkohe nje tjeter pike e diskutuar ka qene edhe ajo e virusit H1N1. Ne kushtet kur pandemia e gripit te derrave eshte evidente, pjese e rendesishme ne politikat e Ministrise se Shendetesise, do te jete dhe rifinancimi i sherbimit te shendetit publik. "Pa nje konceptim ndryshe te shendetit publik, nuk mund te kete nje shendetesi te ekuilibruar. Tema te medha qe shqetesojne opinionin shqiptar do te jene ne fokusin e reformimit te vazhdueshem edhe te ketij sektori te madh, sic eshte shendeti publik", vijoi Vasili. Ministri ka paralajmeruar kontrolle intensive dhe te herepashershme ne spitale, ne kuader te luftes kunder korrupsionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›