Ndotja nga nafta, ceket investojne ne Kucove
KUCOVE- Qeveria ceke investon per pastrimin e qytetit te Kucoves nga mbetjet e puseve te naftes dhe ndotjes se shkaktuar nder vite. Behet fjale per nje siperfaqe prej 25 hektare toke, ku dikur kryhej aktiviteti i rafinerise ne ish-Ndermarrjen e Perpunimit te Naftes. Pas viteve 1990 banore te ndryshem te fshatrave te Kucoves vendosen te banonin afer kesaj zone, duke ngritur banesat e tyre, pa ditur se do te bashkejetonin me rrezikun per shendetin e tyre. Kryetari i bashkise se Kucoves, Artur Kurti, ne nje prononcim per median rreth ketij problemi, beri me dije se ne saj te bashkepunimit midis qeverise ceke, Ministrise se Mjedisit dhe bashkise, do te mundesohet rehabilitimi i zones se ish-ndermarrjes dhe kthimin e saj ne park te gjelber per kater vitet e ardhshme. Ky projekt ka nisur ne muajin prill te ketij viti dhe parashikohet te zgjase kater vjet, nderkohe qe firma zbatuese e projektit eshte "Geo Test BRNO". Vlera e projektit eshte 1.2 milione euro.
E. H.
E. H.