Vrasja e taksistit per zgjedhje, ne pranga edhe dy te tjere
Durres- Policia e Durresit ndaloi mbremjen e djeshme dy te dyshuar per vrasjen me thike te taksistit te linjes Tirane-Durres diten e zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit 2009. Pas arrestimit dy muaj me pare te Nertil Oshafit, 20-vjec, nga Berati, i cili tentonte arratisjen drejt Greqise, burime zyrtare konfirmuan edhe arrestimin e dy te dyshuarve si bashkepunetore ne krim, Romeo Braka, 21-vjec, banues ne Fier dhe i mituri E. B., 17 vjec, banues po ne kete qytet. Shoferi i furgonit taksi, Dritan Neza, u qellua me thike disa here mengjesin e dites se zgjedhjeve pas nje grindje banale per parkimin e mjeteve. Deshmitaret i thane policise se viktima punonte prej kohesh me furgonin e tij ne linjen Durres-Tirane dhe ate dite kishte dale si zakonisht per te punuar. Por parkimi per makinen e tre te rinjve i ka futur ne konflikt qe degjeneroi ne perleshje fizike dhe me pas perdorimin e armes se ftohte. Tre te dyshuarit u larguan nga vendngjarja, kurse policia i shpalli ne kerkim per "Vrasje ne bashkepunim". Fillimisht grupi hetimor dyshoi se ngjarja kishte lidhje me zgjedhjet per deputetet e parlamentit, por me pas situata eshte sqaruar nga policia. Ngjarja ndodhi ne lagjen nr. 11 te Durresit dhe i pari qe u ndalua ne Qafe-Bote te Sarandes ishte pikerisht Nertil Oshafi. Burime zyrtare thane se Braka dhe i mituri kerkoheshin respektivisht qe prej muajve qershor dhe korrik te ketij viti, me urdher te prokurorise, per pjesemarrje ne krim. Ne ngarkim te tyre ka pasur shkresa "ekstra" per zbulimin e vendndodhjes dhe me pas arrestimin.
Sarande
Me 16 korrik te ketij viti, nga Policia Kufitare e Qafe-Botes ne Sarande u kap duke tentuar te kalonte kufirin me dokumente te falsifikuara i dyshuari Nertil Oshafi, qe dyshohej per vrasjen e taksistit Dritan Neza ne Durres. Menjehere u kerkua bashkepunimi i policise se Durresit qe identifikoi 20 vjecarin nga Berati.
Sarande
Me 16 korrik te ketij viti, nga Policia Kufitare e Qafe-Botes ne Sarande u kap duke tentuar te kalonte kufirin me dokumente te falsifikuara i dyshuari Nertil Oshafi, qe dyshohej per vrasjen e taksistit Dritan Neza ne Durres. Menjehere u kerkua bashkepunimi i policise se Durresit qe identifikoi 20 vjecarin nga Berati.