Inter dhe Sampdoria në krye të renditjes me 16 pikë
Goli i Sneijder i ka dhënë fitoren 2 – 1 Inter me Udinese që ka marrë kreun e renditjes ndërsa Murinho në atë çast është gëzuar sikur të kishte fituar kampionatin. Një rikthim i kampionëve por zikaltërit nuk do të kenë për 1 muaj Milito. Dëmtimi i sulmuesit argjentinas i shtohet atij të Thiago Motta dhe Lucio. Lojë e hapur të gjithë pasi Sampdoria qëndron po aty me 16 pikë, aq sa Inter. Roma e rimerr veten me kapiten Totti që i jep fitoren dhe shkon në kuotën e 184 golave, aq sa ka shënuar Batistuta. Juventus ka ngecur në Palermo duke mohuar vetes kreun. Megjithatë të gjithë kundërshtarët e Inter, përveç Milan kanë më shumë pikë se sezonin e kaluar pas 7 javësh ndërsa Murinho me të tijët japin të njejtin rendimet po 16 pikë.
Në Angli Chelsea është i vetëm në krye pas fitores 2 – 0 ndaj Liverpool por ndihma e parë erdhi nga Sunderland që ndali Manchester United në barazim 2 – 2. Një lojë e shkëlqyer e Maceve të Zeza ku luan dhe futbollisiti Kuqezi, Lorik Cana që mund të merrnin edhe fitoren në “Old Trafford”.
Në Spanjë i riu Pedro bëri që Barcelona të jetë e para me golin e tij ndaj Almeria por katalanasit duhet të falenderojnë Sevillan, që ndali Real Madrid. Barça ka maksimumin e pikëve 18 pikë në 6 javë si asnjë skuadrër tjetër në ligat e rëndësishme në kontinent. Kampionatet janë pushim për 2 javë, radhën e kanë kualifikueset e Kupës së Botës 2010.