E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banksy, plagjiator?

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 09:21

Banksy është bërë i njohur me grafitët që fillimisht i vizatonte në Londër, e pastaj në gjithë botën. Megjithatë, duket se krijuesi origjinal i tyre është artisti parisien, Xavier Prou (59).

Prou krijon me pseudonimin Blek le Rat, i vizatonte grafite kur Banksy ende ishte nxënës i shkollës fillore.

"Përnjëherë, 20 vjet më vonë,shfaqet një çun britanik që shfrytëzon stilin dhe matricat e njëjta. Madje, në shumë grafite shfrytëzoi edhe motivin tim, miun, që un e kisha si njëlloj nënshkrimi”, thotë ai në dokumentarin “Luftërat e Grafitëve”.

Megjithëse me vite refuzoi të komentonte ngjashmërinë e punimeve të tij me ato të Banksy, në dokumentar Prou pranon se është i zemëruar, por s’mund të ndërmarr asgjë.

Banksy, nga ana tjetër, nuk deshi t’i komentojë pohimet e Prou. Në mesin e adhuruesve të tij janë edhe Angelina Jollie dhe Brad Pitt, të cilët vjet shpenzuan miliona funta në punimet e tij. Madje, disa nga grafitët e Banksy janë të mbrojtur edhe nga shteti - edhe pse të vizatuar ilegalisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›