Vizita zyrtare e Kryeministrit Rama në Paris me ftesë të Presidentit Macron

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi vizitë zyrtare në Paris, ku mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit francez Emmanuel Macron, ku edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota u mblodhën me fokus bashkëpunimin mes tyre.
Rama ndau në rrjetet sociale fotoalbumin e vizitës në Paris.
Në fjalën e tij, Rama foli për krizën e rendit global dhe mungesën e një reflektimi të thellë në Evropë. Kryeministri u shpreh ndër të tjera se Evropa, përballë krizave që po përshkojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, duhet të shkundet nga vetëkënaqësia dhe të marrë përgjegjësi reale për paqen.
Po ashtu, Kryeministri i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama mori pjesë në darkën zyrtare në Pallatin Elize me Presidentin Macron dhe me të ftuarit e nderit të Paris Peace Forum.
Forumi i Paqes në Paris është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.