Vizitat ne Shqiperi e Maqedoni Pacolli Te suksesshme

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka vlerësuar të suksesshme dy vizitat e para zyrtare jashtë vendit, në Shqipëri dhe Maqedoni. Pacolli tha se në këto vizita është angazhuar për heqjen e barrierave të bashkëpunimit dhe për krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të mallrave dhe ideve.
“Ka pasur të drejtë Arbër Xhaferi i cili i quante territoret të banuara me shqiptar si Commonëealth-i shqiptar. Jam shumë i bindur se ka pasur të drejtë dhe ne e mbështesim në këtë thënie, në këtë ide. Bashkimi kombëtar . t’ia fillojmë prej bashkimit ekonomik. Ne duhet t’ia fillojmë punës tani, jemi me vonesë. Askush nuk do të na falë pse territoret tona duhet t jenë të ndara. Kam në mendim territoret e banuara me shqiptar”, tha Behgjet Pacolli, President i Kosovës.
Presidenti Pacolli ka komentuar edhe arrestimet e fundit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e EULEX-i, sikurse edhe fletë-arrestin ndaj deputetit Fatmir Limajt. Ai tha se të gjithë ata që ndërmarrin veprime duhet ta kenë parasysh Kushtetutën e Kosovës.
“Në çdo veprim që bëhet nga ana e gjyqësisë të merret parasysh Kushtetutshmëria, Kushtetuta jonë. Nëse ka vend kushtetues që ata njerëz të ndalen dhe të kryhen procedurat ndaj tyre, le të kryhen, por nëse është në pyetje shkelja e Kushtetutës duhet të ajo të respektohet plotësisht”, vijoi Pacolli. Presidenti Pacolli tha se askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën e shenjtë që ka bërë UÇK-ja.
Sala Mustafa