E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizite historike -Klintoni zhvillon bisedime me Birmanine

Ajo cka duket si nje vizite normale shteterore ne aeroportin e kryeqytetit te Birmanise Naypyidaw eshte fillimi i nje ndryshimi historik. Ministrja e Jashtme e SHBA-se Hillary Clinton eshte zyrtarja e pare e larte qe viziton Birmanine qe prej me shume se 50 vjetesh. Shkas per viziten jane perpjekjet e qarta reformatore te qeverise civile nen drejtimin e presidentit Thein Sein te dale nga regjimi i deritanishem ushtarak.

Hillary Clinton i formulon keshtu synimet e saj Une do te perpiqem e ngarkuar edhe nga qeveria ime te kuptoj se cfare objektivash ndjek qeveria aktuale e Birmanise me ndryshimet ne plan politik dhe ekonomik.

Keto ndryshime te muajve te kaluar kane habitur shume vezhgues edhe opoziten ne Birmani 200 te burgosur politike u lane te lire u vendos e drejta e demonstrimit dhe greves u ndalua nje projekt i kontestuar digash u kerkua kontakt i ngushte me nobelisten e paqes Aung San Suu Kyi e cila ka qene ne arrest shtepie per rreth 15 vjet deri ne mbajtjen e zgjedhjeve nje vit me pare. Bildunterschrift Aung San Suu Kyi

Aung San Suu Kyi ka njoftuar nderkohe se do te marre pjese ne zgjedhjet vitin e ardhshem. Partia e saj Liga Kombetare per Demokraci eshte regjistruar nderkohe.

Presidenti amerikan Barack Obama kishte folur per shpresen e perparimit te vertete demokratik ne Birmani gjate punimeve te konferences se ASEAN-it dy jave me pare ne Bali. Hillary Clinton thekson fjalet e presidentit Ne dhe shume kombe te tjera shpresojme qe shkendija e perparimit ne Birmani te transformohet ne ndryshim afatgjate dhe tu vije vertet ne ndihme njerezve ne vend.

Kete te enjten 1.12. Hillary Clinton zhvillon bisedime me Thein Sein ne pallatin presidencial me pas jane planifikuar bisedime me ministrin e Jashtem dhe perfaqesues te parlamentit. Teme e bisedimeve do te jete para se gjithash kerkesa per lirimin e menjehershem te te gjithe te burgosurve politike por dhe propozime per zgjidhjen e konflikteve etnike ne Birmani. Opozita dhe organizatat per te drejtat e njeriut flasin per rreth 1.700 te burgosur politike.

Te merkuren 30.11. perfaqesues te qeverise u takuan me nje delegacion te organizates per pavaresi te kahineve nje prej pakicave me te rendesishme etnike ne Birmani. Takimi shihet si nje sinjal per SHBA-ne.

Ministrja e Jashtme e SHBA-se Clinton te enjten te mbremje 1.1.2 do te fluturoje per ne Rangun. Aty do te takohet privatisht me nobelisten Aung San Suu Kyi. Te premten 2.12. eshte planifikuar nje bisede zyrtare me politikanen me te rendesishme opozitare ne Birmani.

Autor Udo Schmidt/ Eliana Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›