E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanksionet prekin ekonomine iraniane

Ne shikim te pare duket se ketu kemi te bejme me akuza dhe kunderakuza. Perderisa shtetet perendimore angazhohen per ashpersimin e sanksioneve kunder Iranit Teherani ne menyre demonstrative pohon se sanksionet nuk e prekin shume. Por shume lemi te ekonomise iraniane jane duke vuajtur ne menyre direkte apo indirekte per shkak te sanksioneve. Ne vecanti jane prekur sektoret me te rendesishem te eksportit iranian si industria e naftes gazit dhe industria kimike. Autoritetet e kongresit amerikan bejne te ditur se ne maj te ketij viti ne keta sektore kane punuar vetem 16 firma te huaja. Nderkohe qe deri ne vitin 2010 ishin 43 sipermarrje te huaja qe ne Iran bashkepunonin me sipermarrjet vendore. Terheqja ne mase e investoreve te huaj ka veshtiresuar punen ne nxjerrjen e naftes dhe perpunimit te saj dhe ka zvogeluar aftesine konkurruese te Iranit ne tregun nderkombetar. Tani gjithje e me shume evropiane nder ta edhe Franca dhe Gjermania kerkojne qe te mos blehet nafte nga Irani.

Ndalimi i prodhimit dhe largimet nga puna

Por jo vetem industria e madhe po i ndjen pasojat e sanksioneve. Gjithnje e me shume sipermarrje te mesme ankohen per kushte te renda pune si ne prodhimin e artikujve per nevojat civile ashtu edhe ushtarake. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sanksionet kuner Iranit

Per shembull sipermarrja e mesme iraniane Hatef e cila importon prodhime kimike dhe instrumete per laboratore. Firmat nga Kanadaja SHBA dhe Britania e Madhe nuk pergjigjen fare ne ofertat tona thote nje perfaqesues i sipermarrjes. Gjithnje e me shume sipermarrje detyrohen qe lenden e pare dhe mallrat ti sigurojne permes rrugeve te ndryshme alternative - me cmime shume me te larta ku duhen paguar edhe ndermjetesit.

Nderkohe qe edhe bankat po izolohen gjithnje e me shume per shkak te sanksioneve. Ato mund te financojne gjithnje e me pak afarizmin qe ka te beje me eksportet apo importet. Shume sipermarrjeve nuk u mbetet ndonje rruge tjeter vecse qe mallrat ti paguajne me para ne dore qe nenkupton se duhet te kene shume para ne dispozicion. Nje zedhenes i sipermarrjes Hatef thote se ne keto kushte me se shumti vuajne prodhuesit te cilet jane detyruar qe te ulin prodhimet ne menyre dramatike. Si pasoje mijera punetore jane larguar nga puna.

Devizat

Per shkak te mungeses se besimit tek monedha vendore shume njerez ne Iran tregtojne me dollare ar apo me gjesende me vlere. Ata kane frike se perkeqesimi i krizes mund te demtoje edhe me shume valuten vendore. Prandaj edhe kerkesa eshte shume me e madhe se sa oferta qe ndikon edhe ne rritjen rekorde te cmimit te dollarit dhe euros. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Monedha

Nje prej rrugeve per te siguruar dollare eshte marrja e vizave te huaja. Ai qe ka vize ka te drejte te bleje deviza me kurs me te volitshem. Kjo ka bere qe numri i atyre qe kane viza eshte shume me i larte se sa i atyre qe me te vertete duan te udhetojne diku jashte vendit. Disa prej atyre qe kane marre vize blejne deviza dhe i shesin me cmime me te larta ndersa ne vendin per ku e kane marre vizen nuk udhetojne kurre.

Pasojat e paqarta

Shume eksperte pyesin nese sanksionet me te vertete do te arrijne efektin e duhur ne Iran. Zevendesshefi i Dhomes se Industrise dhe Tregtise ne Iran Pedram Soltani deklaroi se fundmi se situata me sanksionet do te jete kritike vetem ne qofte se atyre u bashkangjiten edhe partneret me te rendesishem tregtar si Kina Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India.

Sharam Ahadi/Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›