Vizite historike Presidenti serb Tadic ne Sarajeve

Presidenti serb, Boris Tadiç mbërriti për një vizitë zyrtare në Bosnjë, me qëllimin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve që nuk kanë qenë shumë të mira që pas mbarimit të luftës së viteve ‘92-‘95.
Vizita e Tadiç shënon udhëtimin e dytë në Bosnje, që kur përfundoi konflikti. Kreu i shtetit serb deklaroi në Sarajevë se Beogradi dëshiron lidhjet më të ngushta të mundshme me Bosnjë-Hercegovinën, se ai mbështet integritetin e saj dhe se ndjehet i gatshëm të adresojë të gjitha cështjet e pambyllura. Tadiç takoi treshen e presidencës, Nebojsha Radmanoviç, Bakir Izetbegoviç dhe Zheljko Komsiç.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Tadiç apeloi edhe për nxjerrjen e së vërtetës në lidhje me të zhdukurit që kanë lënë pas luftërat në ish-Jugosllavi dhe sikundër gjenerali Ratko Mlladiç tashmë ndodhet në bankën e të akuzuarve në Hagë, një fat i tillë, sipas presidentit serb e pret edhe të kërkuarin tjetër, Goran Haxhiç.
Tadiç është pritur më një ceremoni speciale mirëseardhjeje, në aeroportin e Sarajevës. Më tej, ai takoi zyrtarë të lartë të shtetit dhe gjatë mbrëmjes pritet të bëjë një shëtitje në rrugët e pjesës së vjetër të Sarajevës, qytetit ku ka lindur.
Kjo vizitë, ndërsa është mirëpritur nga autoritetet shtetërore, ka pasur një reagim negative nga publiku në Republikën Serbe të Bosnjës, ku reputacioni i tij ka rënë që pas arrestimit të ratko Mlladiç. Ndërsa disa qarqe në Beograd e akuzojnë Tadiçin se po shfajësohet më shpesh sa duhet për gjithçka ndodhi gjatë luftës në ish-Jugosllavi.
Juli Prifti