Zhytet Portugalia Moodys Nuk shlyen dot kredite

Agjencitë e vlerësimit të aftësisë paguese të qeverive u akuzuan ashpër nga Komisioni Europian, për spekulime. Presidenti i KE-së, Hose Emanuel Barroso duke marrë shkas nga ulja e vlerësimit të Portugalisë nga agjencia amerikane Moody’s, nënvizoi se ky veprim është ndërmarrë mbi bazën e spekulimeve.
Sipas tij, nuk ka arsye që Portugalia të devijojë nga plani fillestar i programuar nga Bashkimi Europian, FMN dhe Banka Qendrore Europiane.
“Në mungesë të fakteve të reja për ekonominë portugeze, vendimi i një agjencie vlerësimi nuk sjell më shumë qartësi. Ata, vetëm sa kanë shtuar një element tjetër spekulativ në gjithë këtë situatë”-tha Barroso.
Disa analistë thonë se Irlanda mund të ketë nevojë për më shumë mbështetje financiare, ndërsa investitorët shqetësohen se Spanja dhe Italia mund të jenë shtetet e radhës që do të kërkojnë ndihmë nga BE.
Agjencia amerikane e vlerësimit të aftësisë paguese Moody's uli aftësinë paguese të Portugalisë me katër niveleve, në statusin "pa vlerë". Ekziston rreziku, që qeveria në Lisbonë të ketë nevojë për një paketë të dytë shpëtimi, si në rastin e Greqisë, dhe të jetë e nevojshme pjesëmarrja e kreditorëve privatë, argumentoi Moody's.
Qeveria e re e qendrës së djathtë në Lisbonë u ankua se në vlerësimin e saj Moody's nuk ka marrë parasysh futjen e taksës së re të jashtëzakonshme si dhe mbështetjen nga opozita të përpjekjeve për kursime.
Më herët, edhe ministri i jashtëm grek, Stavros Lambridinis tha se veprimet e agjencive të tilla gjatë krizës së borxheve kanë qenë çmenduri. Ato e kanë zhvlerësuar kredibilitetin e Greqisë dhe Portugalisë disa herë.
Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 06 korrik 2011 )