E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ‘armiku’ i parë i James Bond

NJU JORK- Aktori kanadez, Joseph Wiseman, i njohur se ka interpretuar të keqin "Doktor No" kundër James Bond, vdiq në moshën 91 vjeç, njoftoi sot mediat amerikane vajza e tij. Aktori vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Manhattan, në Nju Jork, deklaroi vajza e tij, Martha për "New York Times" dhe "Los Angeles Times". I lindur në Montreal në 1918, Joseph Wiseman emigroi në Shtetet e Bashkuara kur ishte fëmijë. Ai shkëlqeu në Broadway përpara se t'i kthehej Hollivudit. Ai ka luajtur veçanërisht përkrah Marlon Brandos, në "Viva Zapata!" në 1952, dhe Burt Lancaster në filmin "The Unforgiven" (I pamëshirshmi) në 1960.
Emri i Joseph Wiseman do të mbetet përherë i lidhur me personazhin e doktor Julius No, i keqi me duart e hekurta që përfundon duke zjerë i gjallë në filmin e famshëm "James Bond kundër Dr. No" i shfaqur në 1962.
Duke dashur të njihej për performancën e tij në skenë, Wiseman luajti një rol të fundit në Broadway në 2001-n, në një përshtatje të "Gjyqi i Nurembergut". (m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›