E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri "Fillimet e nacionalizimit shqiptar"

"Fillimet e nacionalizimit shqiptar", është vepra e historianes franceze Nathalie Clayer e cila është botuar në gjuhën shqipe dhe që është promovuar në praninë e shumë intelektualeve shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë. Studimi i raporteve me vetveten dhe vitet me rëndësinë historike janë trajtuar në këtë libër. Origjinat e nacionalizimit shqiptar. Ky libër i cili është botuar në Francë më 2007 në gjuhen frenge, e ve ne theks islamin shqiptar dhe rolin e tij në formimin e identitetit kombëtar.
Në lidhje me këtë libër vet autorja është shprehur se do të provokojë debat, por ajo shpreson që debati të jetë interesant dhe shkencor .
Nathalie Clayer drejton prej një viti Qendrën e Studimeve Turke dhe Otomane. Ky është libri i parë që botohet prej saj në shqipe

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›