Vjedh ne perleshje mikun e shtepise
Tepelene- Shkon te vjedh bagetite e mikut, por has ne rezistencen e te zotit te shtepise, me te cilin eshte perleshur. Pas arratisjes eshte munduar te largohet nepermjet pyllit, por policia e ka rrethuar brenda pak oresh. Ne perpjekje per t'i shpetuar prangave hedh disa prej qingjave ne rrugen kryesore, me qellim qe te ngadalesonte ndjekjen e uniformave blu. Por rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem eshte kapur ne aksin Memaliaj-Tepelene. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte Agron Zia, 38 vjec, banues ne fshatin Mamaj te Tepelenes, i denuar dy here me pare per vjedhje bagetish te imeta dhe te trasha.
Gjate oreve te nates se shtune, duke zbardhur dita e diel, Agron Zia i eshte drejtuar me makinen tip "Benz", me targa false fshatit Memaliaj te Tepelenes, me qellim per te vjedhur bageti ne kasollen e mikut te tij me inicialet D. M. "Pasi eshte afruar te banesa, ka lene makinen dhe eshte futur ne stallen e bagetive te imta, ku ka marre 18 krere bageti, dele dhe qingja", njoftoi policia e Gjirokastres per kete ngjarje.
Por ne momentin qe po largohej, eshte zbuluar nga i zoti i shtepise, D. M., i cili eshte perleshur trup me trup, por nuk ka mundur dot ta mbaje ne vend te dyshuarin. Ai ka aritur ta njoh autorin dhe menjehere ka telefonuar sallen operative te komisariatit Tepelene.
Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise dhe grupi hetimor. Pasi moren informacion per te dyshuarin dhe itinerarin qe ka ndjekur per t'u arratisur, uniformat blu kane organizuar nje operacion per kapjen, duke bllokuar disa prej akseve rrugore.
Policia ka mundur te kap te dyshuarin Agron Zia ne afersi te fshatit ku banonte, Mamaj dhe gjeti pjesen me te madhe te bagetive te vjedhura. "Gjate ndjekjes nga uniformat blu, 38 vjecari ka hedhur ne rruge disa prej qingjave, te cilet kane ngordhur ne aksin kombetar Memaliaj-Tepelene", njoftoi policia vendore dje. Agjentet bllokuan ne cilesine e proves materiale edhe mjetin tip "Benz" me targa false te perdorur per transport. Ndaj te dyshuarit u ngrit akuza e "vjedhjes" dhe hetimet i ndjek Prokuroria e Gjirokastres.