Nuk e pranonte dhender, vritet 30-vjecari
Tirane- Nuk pranonte bashkejetesen e mbeses se tij, i ekzekuton burrin pas nje grindje familjare. Krimi ka ndodhur rreth ores 17:30 te mbremjes se djeshme ne rrugen e Porcelanit ne Tirane, prane vendit te quajtur "Xhamlliku", pak metra larg Profarmes. Armando Hasani, 30 vjec, i njohur dhe me pseudonimin "Qorri", eshte qelluar me bresheri automatiku "Kallashnikov" teksa kthehej per ne banese. Policia e kryeqytetit arriti te identifikonte si autor Albert Dashin, 35 vjec, xhaxhai i vajzes me te cilen bashkejetonte viktima, por qe e kishte njohur si bashkeshorte mbesen e autorit. Sipas hetimeve te kryera dhe deshmive te familjareve, disa here ata ishin grindur ne familje mes tyre pasi Dashi nuk pranonte lidhjen e Hasanit me mbesen e tij dhe aq me teper ne bashkejetese.
Zenka e fundit mesohet se ka ndodhur diten e djeshme. Pas sherrit Armando Hasani kthehet per ne shtepi, kurse Albert Dashi e ndjek nga pas me arme automatike. Burime zyrtare te policise thane mbreme se te dy personazhet i perkasin komunitetit rom ne kryeqytet. Kur Hasani i eshte afruar baneses, Dashi i ka dale perpara dhe e ka qelluar me bresheri, megjithese kishte shume kalimtare e deshmitare. Mesohet se 30 vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme per shkak te plageve te shumta nga plumbat, kurse i dyshuari eshte larguar me makine nga vendngjarja.
"Ne saje te informacioneve te poseduara nga specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit, u be e mundur identifikimi i autorit te dyshuar te kesaj vrasje, i cili eshte Albert Dashi, 35 vjec, lindur e banues ne Tirane", tha zedhenesja e policise, Alma Katragjini, tre ore pas krimit te ndodhur. Ajo sqaroi se grupi hetimor paraprakisht dyshon se motiv i ngjarjes eshte "nje konflikt familjar, mbi lidhjen martesore te viktimes, i cili kishte per bashkeshorte mbesen e autorit".
Menjehere jane ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te Tiranes, ndersa jane kryer kontrolle ne banesat e te afermve te te dyshuarit 35 vjecar. Emri i tij dhe targa e mjetit i eshte shperndare te gjitha komisariateve ne vend dhe pikave kufitare, ne rast se tenton arratisjen jashte vendit. Ndaj Dashit eshte ngritur akuza e "vrasjes ne rrethana te cilesuara" dhe "armembajtjes pa leje". "Aktualisht nga te gjitha strukturat e hetimit te krimit te policise se kryeqytetit, ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, po punohet intensivisht per kapjen e autorit", njoftoi mbreme drejtoria e policise. Deshmitaret i thane policise qe mberriti ne vendngjarje se viktima dhe autori ishin pjese e komunitetit rom ne kryeqytet dhe para krimit kishin pasur nje tjeter grindje ne rruge para se te degjohej bresheria e armes.
Policia: Nje milion leke shperblim informatorit
Policia e Tiranes jep 1 milione leke shperblim per personin qe do te informoje sakte per vendndodhjen e te dyshuarit per vrasjen e Armando Hasanit afer "Xhamllikut". Pas hetimeve te kryera dhe identifikimit si ekzekutor i dyshuar i Albert Dashit, deshtimi ne kontrollet e para eshte shoqeruar me nje njoftim per dhenie shperblimi ne rast informacioni per vendin se ku fshihet 35 vjecari. "Per cdo informacion te vlefshem qe do te finalizohet me kapjen e autorit te dyshuar te vrasjes, Policia e Tiranes vendos ne dispozicion shumen e parave prej 1 milion lekesh shperblim, duke ruajtur ne cdo rast anonimatin, per te telefonuar ne numrat telefonik 129 dhe 0694110202", njoftoi mbreme zedhenesja Alma Katragjini.